×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deputeti i Listës “Guxo”: Po i bëhet padrejtësi e madhe Kosovës, Serbia nuk po i implementon marrëveshjet

    Jehona Zhuniqi
    16 Shtator 2023

    Asnjë rezultat në funksion të zbatimit të Marrëveshjes Bazë nuk ka prodhuar takimi i së enjtes në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Përderisa Kurti ka thënë se nuk ka mundur që ta pranonte kompromisin mes propozimit të tij me sekuencë dhe kushtëzimit të Serbisë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Vuçiqi ka insistuar te themelimi i këtij mekanizmi.

    E, fajin për krejt këtë dhe për moszbatim të marrëveshjeve të arritura deri më tani mes të dyja palëve, deputeti i Listës Guxo, Ekrem Mustafa po ia hedh Serbisë.

    Mustafa në një intervistë për Front Online thotë se Serbia nuk po e implementon asnjë marrëveshje të arritur deri më tani.

    “Siç e dini ju, edhe siç e dinë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës marrëveshje ka pas shumë herë, por unë mendoj se topi është kryesisht tek pjesa e Serbisë. Serbia asnjëherë deri tash nuk e ka implementuar asnjë marrëveshje, e kemi edhe marrëveshjen e fundit të Ohrit të cilët janë dakodrduar, mirëpo kur ka ardh deri te përfundimi i nënshkrimit të marrëveshjes pala serbe nuk ka pranu ta firmos atë marrëveshje”, ka deklaruar Mustafa, për Front Online.

    Sipas tij, palës kosovare po i bëhet padrejtësi në dialog.

    “Tash presioni po bëhet vazhdimisht te pala kosovare, çka unë mendoj se po i bëhet një padrejtësi e madhe palës kosovare”, ka shtuar ai.

     

    Deputeti Mustafa: E përkrahim Asociacionin, por pa kompetenca ekzekutive

    Deputeti i Listës Guxo, Ekrem Mustafa në një intervistë për Front Online ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Ai thotë se kryeministri Albin Kurti në këtë çështje ka treguar fleksibilitet.

    Por, thotë se një Asociacion pa kompetenca ekzekutive do të gjente përkrahje edhe nga ta edhe nga Qeveria.

    “Kryeministri ka tregu fleksibilitet gjatë negociatave dhe ka arritë marrëveshjen e Ohrit dhe aty parashihet Asociacioni, mirëpo nuk parashihet një Asociacion me kompetenca ekzekutive. Një Asociacion tjetër që nuk ka kompetenca ekzekutive edhe ne, edhe qeveria besoj se do ta përkrahim”, ka thënë ai.

     

    Ekrem Mustafa: Sanksionet duhet t’i vihen Serbisë

    Si pasojë e mosshtensionimit të situatës në veri të vendit, Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj Kosovës.

    Këto sanksione, po vazhdojnë të jenë ende në fuqi.

    E, për deputetin e Listës Guxo, këto nuk janë sanksione por kushtëzime.

    I njëjti thotë se sanksionet duhet ti vendosen më shumë Serbisë, sesa Kosovës.

    “Unë nuk i kisha quajt sanksione, këto janë disa kushtëzime që i janë vën Kosovës, mirëpo unë mendoj se sanksionet pas negociatave që po ndodhin më Bruksel, unë mendoj se sanksionet duhet të vihen më shumë Serbisë sesa Kosovës. Arsyeja është se kryeministri Kurti ka tregu fleksibilitet dhe është për implementimin e të gjitha marrëveshjeve që kanë ndodhë më herët”, ka deklaruar deputeti Mustafa.

     

    Deputeti i Listës “Guxo”: Jam për mbrojtje të familjes, do të votoj kundër Kodit Civil

    Deputeti i Listës Guxo, Ekrem Mustafa parti kjo e cila është në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje ka thënë se prapë do të votoj kundër Kodit Civil.

    Kjo, pasi që siç thotë ai, është për mbrojtje të familjes.

    “Sa i përket Kodit Civil unë e kam një vendim personal të cilin vendim do ta mbroj ndoshta deri në fund. Kërkesa jonë ka qenë tek neni 1138 pika 2 dhe 4. Unë jam që ta mbrojmë familjen, ta respektojmë traditën tonë tradicionale që e kemi pas familjen dhe për këtë arsye do të jem prapë kundër”, ka deklaruar Mustafa.

    Kur, është pyetur se a e kanë parë projektligjin e ri dhe nëse po a ka pësuar ndryshime, ai ka dhënë këtë përgjigje.

    “Akoma tek deputetët nuk ka ardh projektligji i Kodit Civil, nuk e kemi pa, tash ta shohim sesionin vjeshtor”, ka shtuar deputeti.

     

    Opozita s’do të votojë asnjë ligj/ Mustafa i Listës “Guxo”: S’do të kemi probleme

    Dy partitë opozitare PDK-ja dhe AAK-ja kanë rikonfirmuar edhe njëherë se nuk do të votojnë asnjë ligj dhe asnjë marrëveshje ndërkombëtare që do të sillet në Kuvend për t’u votuar.

    E, për këtë deputeti Ekrem Mustafa deklaron se kjo ka ndodhë edhe në sesionin pranveror.

    Mirëpo, thotë se me kthimin e dy deputeteve të LVV-së, nga pushimi i lehonisë, nuk do të kenë probleme kur bëhet fjalë për mbarëvajtje të seancave.

    “Ju jeni dëshmitarë të sesionit të kaluar pranveror që kemi pas shumë herë mungesë kuorumi, nuk ka qenë krejt për fajin tonë, mirëpo shumë herë ka qenë edhe me fajin e opozitës. Kemi pas shumë marrëveshje ndërkombëtare që janë shumë të rëndësishme për jetën dhe mirëqenien e qytetarit të cilat i kanë bojkotu opozita, mirëpo edhe neve kemi pas disa mungesa ku kemi pas dy deputetet nga radhët e  grupit parlamentar të LVV-së që kanë qenë në pushim të lehonisë, tash në sesionin vjeshtor ato dy deputete iu kanë bashkëngjit grupi tonë parlamentar dhe nuk besoj se do të kemi më probleme sa i përket mbarëvajtjes së seancave”, ka deklaruar Mustafa, për Front Online.

     

    Mustafa: Edhe nesër po të shkojmë në zgjedhje, do të kemi përkrahje edhe më të madhe

    Deputeti i Listës Guxo, Ekrem Mustafa nuk po beson që së shpejti në Kosovë do të ketë zgjedhje të reja.

    Ai për Front Online deklaron se opozita nuk ka gatishmëri për këtë, pavarësisht që po i kërkon të njëjtat.

    Kurse, deklaron se sikur edhe nesër do të mbaheshin zgjedhjet përkrahja për Lëvizjen Vetëvendosje do të ishte edhe më e madhe.

    “Tash të prononcohem për këtë, unë nuk po shoh që ka zgjedhje shumë shpejtë. Ne kemi mandat edhe një vit e gjysmë. Mandati jonë është katër vjeçar, mirëpo nuk po shoh ndonjë gatishmëri të opozitës që të shkojmë në zgjedhje. Andaj, edhe nesër po të shkojmë unë mendoj që do ta kemi një përkrahje edhe më të madhe të qytetarëve”, është shprehur ai.

    Mustafa, ka folur edhe për raportet me Lëvizjen Vetëvendosje, parti me të cilën janë në bashkëqeverisje duke thënë se janë duke funksionuar jashtëzakonisht mirë, dhe nuk kanë asnjë problem mes vete./Front Online/

     

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Kronika23 Shtator 2023
    Policia ka arrestuar një të mitur në Prishtinë, pasi dyshohet se e ka sulmuar me thikë një të mitur tjetër. Sipas viktimës,...
    Ekonomi23 Shtator 2023
    161.6 milionë euro është rritja e depozitave të klientëve në bankat komerciale vendore për muajin gusht. Kjo ka çuar në total vlerën...
    Kronika23 Shtator 2023
    Ka vdekur njëri nga dy të plagosurit në Rahovec të cilët u qëlluan me armë zjarri katër ditë më parë. Lajmin për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Një 17-vjeçar ka vrarë shokun e tij të ngushtë, për arsye se ky i fundit nuk fshiu një postim në rrjetet sociale....
    Sport23 Shtator 2023
    Julian Nagelsmann është zyrtarizuar si trajner i ri i Kombëtares së Gjermanisë pas shkarkimit të Hansi-Flick. Trajneri i ri gjerman ka marrë...
    Lajme23 Shtator 2023
    Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti po mendon që duke i refuzuar e kritikuar ndërkombëtarët, do...
    Vip23 Shtator 2023
    Kim Kardashian dukej më “e nxehtë” se kurrë e veshur me një bluzë të zezë të ngushtë dhe pantallona të gjera gjatë...
    Lajme23 Shtator 2023
    Ditën e djeshme është ndarë nga jeta i riu nga Gjilani, Shpresim Jerliu i cili vuante nga një sëmundje. Për vdekjen në...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit i ka përshkruar aktivitetet e shtuara ushtarake të Kinës rreth ishullit si “jonormale” dhe paralajmëroi se rrit...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.