×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së: Vjosa Osmani të bashkëpunojë me partinë e Isa Mustafës

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2020

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala i ka bërë thirrje ish-nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani që të vazhdojë bashkëpunimin me Lidhjen Demokratike të Kosovës, raporton Front Online.

    Kjo, pasi që Osmani pas shkarkimit nga pozita e nënkryetares dhe anëtarës së kryesisë së LDK-së ka deklaruar se do të formojë parti të re dhe se më nuk do të jetë pjesë e këtij subjekti politik.

    “Nga këtu unë i bëj ftesë Vjosa Osmanit që të bashkëpunojë me LDK-në pa marrë parasysh që i ka disa mospajtime me liderin e partisë, por nëse i ka me liderin nuk do të thotë që i ka me komplet strukturat sepse ne mbajmë një respekt për të dhe kem dëshirë që ajo të jetë pjesë e LDK-së”, ka thënë Shala, për Front Online.

    Deputeti Shala, i cili është edhe kryetar i Degës së LDK-së në Suharekë, ka thënë se Osmani është aset i LDK-së.

    “Vjosa llogaritet aset i LDK-së, është rrit dhe është ndërtuar në LDK, aset i LDK-së, edhe unë atë gjithherë e llogaris LDK pa marrë parasysh ajo që nganjëherë ka marrë veprim të tillë, kurrsesi nuk e llogaris të ndame prej LDK-së”, është shprehur ai.

    Por, pavarësisht qëndrimit të tij për Osmanin, Shala thotë se do të vazhdojë të qëndrojë në LDK dhe të punojë për këtë parti, dhe se asesi nuk do t’i bashkohet iniciativës së saj.

    “Unë asnjëherë nuk kam thënë që do të braktis LDK-në sepse vazhdimisht kam qenë dhe kam punuar për LDK-në, do të punojë për LDK-në sepse e di që është alternativë më e mirë për qytetarin pa marrë parasysh baticat dhe zbaticat nganjëherë që mund t’i ketë secili subjekt, besimin e kam te LDK-ja, që përmes LDK-së me rregullu Kosovën”, ka deklaruar deputeti Shala për Front Online.

    I pyetur rreth kandidatit për kryeministër, Shala ka pohuar se ende nuk kanë ndonjë qëndrim.

    “Besoj se së shpejti edhe ata do të dalin me një qëndrim. Për neve secilin që e kandidojnë do ta respektojmë dhe do të punojmë sepse e dimë që punojmë për një alternativë e cila më shumë se 30 vjet ka punuar veç për shtet”, ka thënë ndër të tjera ai.

    Deputeti Shala ka votuar kundër rrëzimit të Qeverisë “Kurti”, pasi që ka deklaruar se koalicioni në mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka qenë koalicion i shpresës për qytetarët e Kosovës./FrontOnline/

     

     

     

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.