×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së thotë se teksti i pllakës dedikuar Senatorit Dole përmban të pavërteta

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, ka bërë një reagim të ashpër ndaj Ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, për të cilën thotë se bëri skandal me tekstin e pllakës përkujtimore në nderim të Senatorit amerikan Bob Dole.

    Ai thotë se teksti i Pllakës Përkujtimore, i shpalosur dje në Qendër të Prishtinës, përmban të pavërteta dhe e cilëson si veprim të ulët e të gërditshëm.

    ”Personalizimi i rrejshëm i historisë nuk na bënë nder — Ministrja Haradinaj-Stublla të mësojë faktet, të përmirësojë menjëherë gabimin që të evitojë skandalin e turpshëm!

    Teksti i Pllakës Përkujtimore i shpalosur sot në qendër të Prishtinës në nderim të 30 vjetorit të vizitës historike të delegacionit të Senatit Amerikan të kryesuar nga i madhi Bob Dole përmbanë të pavërteta dhe është tentim klandestin, i ulët dhe i gërditshëm për tjetërsim dhe personalizim pa bazë të historisë! Kjo pllakatë është vendosur nën patronatin e MPJ-së!”.

    Sipas tij kjo paraqitje e tillë, është shtrembërim i historisë.

    ”Të thuhet se vizita historike e Dole me kolegë tjerë nga Senati Amerikan u bë për shkak të diasporës shqiptaro-amerikane “të udhëhequr nga Jim Xhema” është shtrembërim i historisë që nuk kapërdihet dot! Çdo respekt për kontributin e madh dhe të pamohueshëm (edhe financiar bile) të z. Xhema, por ai në atë periudhë kohore ka qenë anëtar i Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane të udhëhequr nga Kongresisti Joe DioGuardi. E vërteta sikur e bardha në të zezë është se vizita e delegacionit të Senatit në krye me Dole ishte organizuar dhe përgatitur nga DioGuardi dhe Liga. Ajo vizitë erdhi si rezultat i punës së mëhershme të paktën pesë vjeçare të DioGuardit me Dole që nga viti 1985 kur të dy ishin në Kongres!”.

    Më tej ai shprehet nga facebook-u se Ministrja e Jashtme bëri gabim trashanik duke ngatërruar historikun e vizitave të delegacionit të Kongresit të SHBA-ve, njofton Klan Kosova.

    ”Po ashtu, storja se para Grandit pati përleshje të policisë kriminele serbe të asaj kohe me shqiptarët e tubuar aty është e ngatërruar me viziten paraprake të nje delegacioni të Kongresit të SHBA-ve të udhehequr nga Kongresisti Tom Lantos dhe Joe DioGuardi e realizuar në Maj 1990. Që nga kjo vizitë DioGuardi ishte shpallë “persona non-grata” dhe iu kishte ndaluar hyrja në Jugosllavi, prandaj edhe ai mungoi në vizitën e delegacionit të Dole në fund të Gushtit 1990!”.

    I acaruar, Bislimi kërkon që Ministrja Haradinaj-Stublla të kërkojë falje publike për sipas tij denigrimin që ka tentuar t’ja bëjë historisë së marrëdhënieve mes Kosovës e SHBA-së.

    ”I bëj thirrje urgjente Ministres Haradinaj-Stublla që ta përmirësojë menjëherë këtë gabim trashanik dhe keqbërës në tekstin e pllakës përkujtimore dhe të kërkojë falje publike për denigrimin që ka tentuar t’ia bëjë historisë së marrëdhënieve tona me SHBA-të, me apo pa qëllim! Mosreflektimi eventual i zonjës në fjalë do bëhet barrë edhe për Kryeministrin Hoti dhe të gjithë Qeveria e Kosovës!

    Injorimi i të vërtetës faktike është skandal që nuk do të tolerohet në asnjë mënyrë, për asnjë çmim, ndaj askujt! Boll mo me bajraktarizëm të rrejshëm!”.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dhuruar gjak, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës. Rama ka thënë se...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka folur për arrestimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë tha se Serbia u hakmor kundër qytetarëve të Kosovës, duke i keqtrajtuar nëpër...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës, foli për ndalimin...
    Lajme18 Prill 2024
    Një operim tejet kompleks është kryer tek një pacient 61-vjeçar. Intervenimi është realizuar nga një ekip i mjekëve italianë dhe ata të...
    Lajme18 Prill 2024
    Vrasjet e fundit të grave, shqetësuese i sheh edhe sociologu, Blerim Selishta i cili për Front Online tha se nuk duhet vënë...
    Vip18 Prill 2024
    E ftuar në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi. Ajo na...
    Sport18 Prill 2024
    Reali Madridi do të luajë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve kundër Bayern Munich, duke prodhuar një tjetër klasike të madhe evropiane...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Dy gjermano-rusë janë arrestuar në Gjermani nën dyshimet për spiunazh. Njëri prej tyre akuzohet se është pajtuar të kryejë sulme ndaj caqeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.