[wp-story]

Lajme

Deputeti i LDK-së: Koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje do të arrihet shumë shpejt

Deputeti i LDK-së: Koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje do të arrihet shumë shpejt
12:12 | 13 Janar 2020

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka theksuar se do të ndodhë koalicioni me Vetëvendosjen.Sipas tij, edhe pse është zhagitur deri tash, brenda pak ditësh do të arrihet marrëveshja.“Jemi në fund të marrëveshjes. Janë vetëm disa detaje që duhet të sqarohen dhe të arrihet marrëveshja”, ka theksuar ai.

Ai tha se është shumë optimist që të gjindet formula për qeverisjen e ardhshme 4 vjeçare, ndonëse nuk ka dashur që të jap afate kohore.Ai pas takimit me ambasadorin Walker ka treguar se çka kanë biseduar.“Ambasadori kërkoi inforimim në lidhje me koalicionin me Vetëvendosjen”, ka thënë Avdyli.

Në anën tjetër, në selinë e LDK-së në këto momente është duke qëndruar edhe ambasadori amerikan, Kosnnet.Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka arritur në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kujtojmë se në këtë takim është edhe ish-ambasadori i OSBS-së, William Walker, i cili ka ardhur në Kosovë me rastin e 21 vjetorit të masakrës së Reçakut.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera