×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deputeti i AAK-së: Albin Kurti s’po na lë rrugë ka të shkojmë, na prishi me krejt- na kanë mbet vetëm shtetet e Afrikës

    Aulona Konjuhi
    08 Shtator 2023

    Ministria e Shëndetësisë nga 6 tetori i vitit 2022 kishte mbetur pa ministër pasi kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, Rifat Latifi.

    Më 26 dhjetor të 2022-tës kryeministri i vendit, Albin Kurti ka emëruar sërish Arben Vitin, Ministër të Shëndetësisë.

    Vitia e kishte lënë detyrën për t’i hyrë garës për kryetar të Prishtinës të cilën e kishte humbur kundër kandidatit të LDK-së.

    Tash e 9 muaj udhëheqjen e këtij dikasteri nga ministri Vitia e ka komentuar për Front Online deputeti i AAK-së, njëherësh anëtar i Komisionit për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj.

    Dreshaj tha se shëndetësia asnjëherë nuk ka qenë prioritet i Qeverisë.

    Ai thotë se lëvizja nga një ministër tek tjetër nuk është realizuar me performancë të mirë.

    Deputeti Dreshaj tha se momenti i fundit është shëndetësia të bëhet prioritet.

    “Dikasteri i shëndetësisë kurrë nuk ka qenë prioritet i qeverisjes deri më sot e as në këtë qeverisje kjo e ilustron përmes rastit të riciklimit të ministrit Vitia, pastaj emërimi i ministrit i cili qëndroj 2-3 muaj pastaj 3 muaj ishte pa ministër fare shëndetësia, emërimi i komisionit që e menaxhonte vetë kryeministri krejt këtë eksperimente të bërë në shëndetësi nuk kanë rezultuar me një performancë të caktuar. Shëndetësia është momenti i fundit që duhet të jetë prioritet për vendin që të kemi performancë dhe qytetarët të marrin shërbimet që duhet”, thotë Dreshaj.

    Ligji për Shëndetësinë/ Dreshaj: Unë do ta përkrah anipse opozita ka marr vendim për mospërkrahjen e Qeverisë

    Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj në intervistën për Front Online ka folur edhe për Ligjin për Shëndetësinë.

    Ai ka thënë se ky ligj nuk dihet se në cilën fazë është dhe nuk pritët të vjen këtë vit.

    Deputeti tha se anipse opozita ka marr vendim mos ta përkrah qeverinë, ky personalisht do ta mbështes ligjin.

     “Ligji për Shëndetësi ka qenë në mandat që tri vite radhazi, ende nuk ka ardhur dhe nuk dihet në cilën fazë është. Ende nuk ka filluar dëgjimi publik nuk janë dëgjuar palët e interesit do të ishte iluzore të presim që brenda këtij viti ky ligj të vjen, por kurdo që vjen unë do ta mbështesë nëse është ligj siç duhet edhe pse opozita ka marr një vendim për mos përkrahjen e qeverisë për shkak të gabimeve  dhe dështimeve të shumta”, u shpreh deputeti i AAK-së. 

    Dreshaj i AAK-së: Mungesa e anesteziologëve sëmundje e vjetër, migrimi i mjekëve plagë tjetër

    Ikja e mjekëve nga Kosova është shqetësim për vendin.

    Për këtë trend të largimit të profesionistëve shëndetësor ka folur në një intervistë për Front Online, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj.

    Ai tha se mungesa e anesteziologëve është sëmundje e vjetër e vendit.

    Dreshaj thotë se shëndetësia ka edhe një plagë tjetër përveç mungesës së anesteziologëve.

    “Mungesa e anesteziologëve është sëmundje e vjetër e jona ka kohë që evidentohet ky problem është  një numër i pa mjaftuar i tyre. Plagë tjetër në shëndetësi është migrimi. Shëndetësia kosovare duhet ta hartojë një program për ruajtjen e stafit por ata që mendojnë që migrimi është zgjidhje ata nuk mund t’i ndalësh edhe nëse i ofron kushte”, theksoi Dreshaj.

    Ai thotë se largimi i mjekëve nga Kosova mund të rrezikojë rritjen e listës së pritjes.

    “Lista e pritjes mund të rrezikohet  përmes ikjes së mjekëve por ne nuk kemi problem me ikjen e mjekëve të cilët janë specialist dhe kryejnë shërbimet në QKUK, lista është më tepër çështje organizative dhe e funksionalizimit të shërbimeve të çështjeve shëndetësore”, tha deputeti Dreshaj.

     Deputeti i AAK-: Qeveria ‘Kurti’ të ikë sa më shpejtë se ka bërë dëme të mëdha për Kosovën

    Qeverisjen e deritanishme të Qeverisë ‘Kurti’ e ka kritikuar ashpër deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj.

    Ai për Front Online ka thënë se pushteti aktual duhet të shkojë sa më shpejtë në shtëpi.

    Sipas Dreshajt, Qeveria e Kurtit po e ulë sovranitetin e vendit.

    “Qeverisja Kurti është me një mendësi të majtë jo në planin social por në planin e menaxhimit një diktaturë e mirëfilltë politike në vend që bënë hapa të gabuar dhe pastaj s’postohet pas duke e ulë sovranitetit dhe ekzekutivin e vendit. Kjo qeverisje e meriton që sa më shpejt të ikë prej vendit të lëshojë rrugë se ka bërë dëme të mëdha sidomos në segmentin ndërkombëtarë por erdhe vendor”, theksoi Dreshaj.

    Deputeti i AAK-së ka thënë për kryeministrin se është për t’u brengosur dëmet që i ka shkaktuar.

    Ai thotë se jo vetëm me ndërkombëtarët por edhe me Shqipërinë na ka futur në konflikt.

    “Për këto vite në aspektin ndërkombëtar çfarë ka bërë Kurti është për t’u brengosur se kushdo që vjen në pushtet edhe VV do të ketë punë qe t’i riparojë dëmet që i ka bërë vendit. Ne kemi edhe një konflikt të hapur me Shqipërinë, ne nuk na ka lënë rrugë ka të shkojmë na ka mbet bota e tretë ose shtetet e Afrikës”, u shpreh ai.  

     Vdekja e gruas në Malishevë/ Dreshaj: Inspektorati të jetë më aktiv në teren për mbikëqyrjen e ordinancave

    Një grua ka mbetur e vdekur në një ordinancë stomatologjike në Malishevë, si pasojë e një trajtimi të papërgjegjshëm.

    Shkak i disa rasteve të rënda që po ndodhin së fundi në vend, ka folur për Front Online anëtari I Komisionit për Shëndetësi, Shemsedin Dreshaj.

    Ai ka thënë se ky rast mbetet në duart e hetuesisë.

    Dreshaj ka një thirrje për inspektoratin.

    “Kjo çështje është në hetuesi dhe viktima e ka pësuar, ordinanca nuk ka qenë e licencuar ta ofrojë atë shërbim mbetet në nivel të hetuesisë që të definohet përgjegjësia e stafit profesional që është marr me këtë punë. Kjo i takon inspektoratit duhet të shtohet me numër të jetë më aktiv në teren që t’i mbikëqyr ordinancat çka ofrojnë e për çka janë të licencuara”, përfundoi Dreshaj. 

    Lidhur me ketë rast, Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një deklaratë në të cilën thuhet se përmes Inspektoratit Shëndetësor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave pas rastit tragjik që rezultoi me fatalitet për një qytetare që humbi jetën në Malishevë gjatë trajtimit në një ordinancë private.

    “Kjo gjë është e patolerueshme dhe se do të angazhohen që të ofrojnë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryesve të kësaj vepre të rëndë. Njëkohësisht, MSh njofton se janë shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licencimit lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni privat”, thuhet në njoftim.

     

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2023
    Të martën në Parlamentin Evropian (PE) u diskutua sulmi i armatosur në veri të Kosovës. Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk, hodhi kritika në...
    Lajme03 Tetor 2023
    Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përmes së cilës ka kërkuar...
    Lajme03 Tetor 2023
    Eurodeputeti kroat, Ladislav Iliçiq ka thënë se Serbia është arsyeja kryesore e destabilitetit në Kosovë. Sulmin ndaj Policisë së Kosovës e ka...
    Të tjera
    Lajme03 Tetor 2023
    Sipas kontratës kolektive ndërmjet SBAShK-ut dhe MAShTI-t të nënshkruar në vitin 2017, mësimdhënësëve të Kosovës u takojnë shpërblime jubilare dhe shtesa të...
    Vip03 Tetor 2023
    Gili, këngëtarja që i ka pushtuar zemrat e publikut prej vitesh, kohë pas kohe vjen me projekte të reja muzikore. Por, nuk...
    Vip03 Tetor 2023
    Eneda Tarifa do rikthehet në ekran në rolin e moderatores. Pas një pushimi të gjatë këngëtarja e njohur do të moderojë formatin...
    Vip03 Tetor 2023
    Ish konkurrenti i Për’puthen Pano Karasani ani pse nuk është aktive në media, ai nga ky program fitoi një popullaritet të madh....
    Lajme03 Tetor 2023
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, tha se aksioni i Policisë së Kosovës në Basnjskë të Zveçanit ishte i suksesshëm për...
    Sport03 Tetor 2023
    Sulmuesi brazilian, Neymar ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Al-Hilal që prej kur u bë pjesë e tyre...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.