Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka thënë se Qeveria në krye me Avdullah Hotin po diskriminon punëtorët e pastrimit dhe sigurimit që punojnë në institucione shëndetësore, duke mos e bërë pagesën shtesë për këtë kategori.
Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se pandemia nuk mund të luftohet në spitale, kur punëtorët e pastrimit dhe sigurimit diskriminohen nga Qeveria.
“Kërkoj që Qeveria Hoti me urgjencë ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe të sigurojë mbështetje financiare shtesë edhe për punëtorët e pastrimit dhe sigurimit që janë duke kryer punën e tyre me shumë vështërsi në spitalet tona.”, ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
Qeveria Hoti bëri edhe një diskriminim të radhës ndaj punëtorëve të pastrimit dhe sigurimit që janë duke punuar në institucionet shëndetësore, duke mos e bërë pagesën shtesë për këto kategori.
Si mund të luftohet pandemia COVID-19 në spitalet tona kur punëtorët e pastrimit dhe sigurimit diskriminohen nga Qeveria.
Ndarja në punëtorë publik dhe privat në mbështetje të Qeverisë nuk duhet të ekzistonte sepse SHTETI duhet të jetë i barabartë me të gjithë.
Kërkoj që Qeveria Hoti me urgjencë ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe të sigurojë mbështetje financiare shtesë edhe për punëtorët e pastrimit dhe sigurimit që janë duke kryer punën e tyre me shumë vështërsi në spitalet tona.
Si të gjitha kategorit tjera mbështetëse gjatë pandemisë COVID-19 edhe puntorët e pastrimit dhe sigurimit janë duke punuar pa u ndalur për me shumë se 8 muaj që nga fillimi i pandemisë.

Të tjera
-
23:24 | 20 Dhjetor 2020
-
23:22 | 20 Dhjetor 2020
-
Bota/RajoniSHBA, fillon shpërndarja e vaksinës Moderna23:16 | 20 Dhjetor 2020
-
23:10 | 20 Dhjetor 2020
-
23:09 | 20 Dhjetor 2020
-
23:06 | 20 Dhjetor 2020
-
23:02 | 20 Dhjetor 2020
-
22:59 | 20 Dhjetor 2020
-
22:57 | 20 Dhjetor 2020
-
22:54 | 20 Dhjetor 2020
-
22:54 | 20 Dhjetor 2020
-
22:43 | 20 Dhjetor 2020