Deputeti i Bundestagut gjerman, Michael Roth, sulmin e mbrëmshëm në Ibër Lepenc, e ka quajtur të ngjashëm me metodat ruse.
Ai madje thotë se nëse Serbia qëndron prapa këtij sulmi, atëherë “kjo do të ishte fundi i negociatave të BE-së me Serbinë”.
“Këto janë metoda terroriste ruse kundër një shteti sovran në zemër të Evropës. Këto sulme duhet të hetohen deri në fund. Nëse Serbia qëndron prapa tyre, që shpresoj të mos jetë kështu, atëherë kjo do të ishte fundi i negociatave të BE-së me Serbinë”, shkroi deputeti Roth.