×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët kërkojnë ndryshimin e UA-së që ndalon bartjen e shamisë në shkolla

    FrontOnline
    29 Shtator 2024

    Deputetet e Kuvendit të Kosovës kanë bërë thirrje që organet kompetente të ndryshohet udhëzimi administrativ i Ministrisë së Arsimit, që ndalon bartjen e uniformave fetare në shkolla.

    Ligjvënësit thonë se ky Udhëzim Administrativ duhet të ndryshojë për shkak se bartja e shamisë nuk është simbol fetar.

    Gjatë javës që lamë pas ka pasur kërkesa për shfuqizimit të këtij udhëzimi administrativë, kjo pas përjashtimit të një nxënëses nga gjimnazi “Bedri Pejani”, në Pejë, për shkak të bartjes së shamisë.

    Kryetari i Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Ardian Gola, ka thënë se ky udhëzim nuk duhet që të shfuqizohet, por që institucionet shkollorë duhet që të kenë kujdese që me uniformë dhe simbol fetar nuk nënkupton bartja e shamisë.

    Gola, i cili është deputet i Lëvizës Vetëvendosje, ka theksuar se në momentin që ka përjashtime të nxënësve nga shkolla për bartje të shamisë, duhet që në këto raste të ketë inspektime pasi nuk po respektohet e drejta e saj për shkollim.

    “Para se gjithash unë nuk mendoj që një udhëzim administrativ që normon ndalesën e përdorimit të uniformave dhe simboleve fetare do të shfuqizohet. Po duhet pasur kujdes që me uniform dhe simbol fetar nuk nënkuptohet shamia, vetëm simbolet dhe uniformat fetare. Mendoj që është krejtësisht e logjikshme që në një shtet sekular të mos përdoren në institucione publike simbolet fetare, aq më tepër që ne po flasim për një kontekst kulturalisht jo vetëm të ndjeshëm çfarë është Kosova, me këtë rast komponenta fetare din nganjëherë me elektrizuar raportet shoqërore, din nganjëherë me polarizuar raportet shoqërore prandaj mendoj që është plotësisht e logjikshme. Mirëpo me sa e di unë nuk ka as një shkollë në Kosovë që shfaq pengesa juridike që një vajzë të përdor shaminë në shkollë. Tash nëse ka raste që ka ndalesa, ku një vajzë ndalohet që të përdor shaminë atëherë duhet që të thirren instancat përkatëse, inspektorati, që nuk po respektohet e drejta e saj për shkollim”.

    “Jo për shkak se shamia nuk mund të interpretohet si uniformë fetare, nuk është uniform fetare. Është një veshje e një religjioni edhe aq. Tash në këtë rast do të duhej që të inspektohet rasti edhe instancat përkatëse të marrin vendimin se sa ky vendim i shkollës ka qenë në përputhshmëri me normat ligjore në fuqi”.

    E kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Duda Balaj, ka thënë se ky udhëzim administrativë duhet të ndryshohet pasi nuk është i specifikuar, dhe në këtë formë sipas saj, është duke lënë hapësirë që vetë drejtorët e shkollave të vendosin se a duhet që një vajzë që bart shami të përjashtohet nga shkolla apo jo.

    Për këtë ajo ka thënë se shamia nuk është uniformë dhe se udhëzimi administrativ nuk mundet me qenë me i fuqishëm se Kushtetuta, e cila garanton të drejtët e çdo qytetari për shkollim.

    “Çdo fillim vit shkollorë ne kemi problemin e njëjtë, nuk kanë nevojë që të komplikojnë situatën. E para shamia nuk është uniformë dhe secila vajzë që është me shami dhe pa shami ka të drejt që të shkollohet. Udhëzimi administrativ nuk mundet kurrë me qenë me i fuqishëm se Kushtetuta e para kjo. E dyta, udhëzimi administrativ nuk është i specifikuar dhe është duke lënë mundësi që secili drejtor në nivelin lokal, në nivel shkolle me vendos a do të shkojë një vajzë me shami në shkollë a jo. Ne me këtë udhëzim administrativ kemi lënë një drejtor të shkollës me vendos për këtë. Ne kemi ligj, ne kemi Kushtetutë edhe tash nëse je duke folur me drejtor thonë se ne kemi udhëzimin administrativ i cili nuk ka të përcaktuar për veshjen e simbolit fetar”, ka thënë ajo.

    Balja, ka thënë se kanë pasur kërkesa të vazhdueshme nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, që të ketë ndryshime, por pavarësisht premtimeve tash e katër vite nuk është ndërmarr ndonjë hap për të ndryshuar udhëzimin administrativ.

    “Sa herë kemi thirrur ministren e Arsimit për të diskutuar për këtë, që të ndryshohet udhëzimi administrative, kemi pas premtime që do të ndryshohet, por që katër vite as një hap konkret nuk kemi pasur. Moralisht jemi duke ndikuar sepse ata kanë frikë tash sepse nuk janë të sigurta se a do të ju ndihmoj shteti, këtu do të thotë secilin vit kemi problem unë shpresoj që ministria do të gjejë zgjidhje për këtë”, ka thënë ajo.

    Që nga viti 2014 ekziston një udhëzim administrativ i Ministrisë së Arsimit, që ndalon bartjen e uniformave fetare në shkolla, i njëjti madje është kundërshtuar disa herë edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme29 Shtator 2024
    nepotizmin, fjalët në fushata të kësaj partie ishin se “kushërinjtë janë për dasma, jo për ministri”. Hiç më larg se të martën,...
    Lajme29 Shtator 2024
    Një grua është arrestuar dje më 28 shtator në Prishtinë për shkak se dyshohet që në cilësinë e zyrtares në një kompani...
    Lajme29 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz, takoi mbrëmë shoqata dhe organizata shqiptare që...
    Të tjera
    Sport28 Shtator 2024
    Edhe Altin Zogaj arriti të dalë fitimtar në ndeshjen që po zhvillohet sonte. Ai e fitoi brezin “IBO” në kategorinë e peshave...
    Lajme28 Shtator 2024
    Fundjavat e shtatorit janë shoqëruar me fluks udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit. Numri më i lartë u përket qytetarëve të Kosovës....
    Lajme28 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe Argjentina mblodhën këtë të enjte në kuadër të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork një takim të ministrave...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Disa orë pas vdekjes së liderit të Hezbollahut, një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se Izraeli nuk do të përjashtojë mundësinë që...
    Lajme28 Shtator 2024
    Ish të burgosurit politikë në Kosovë të periudhës jugosllave kryesisht ishin të dënuar për irredentisëm dhe aktivitete nacionaliste. Ata konsideroheshin armiq të...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Popullsia e disa vendeve po bën përparim të konsiderueshëm për sa i përket pasurisë për të rritur. Raporti i Pasurisë Botërore 2024...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.