Parlamentarët francezë i dhanë një ovacion një ligjvënësi, i cili po kthehej në punë pasi ishte infektuar me COVID-19 dhe kaloi një muaj në koma.
Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Richard Ferrand, u tha deputetëve se po i jepte fjalën Jean-Luc Reitzer, i cili kaloi dy muaj e gjysmë në spital duke u trajtuar për efektet e virusit.
Anëtarët e asamblesë u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën Reitzerin, ndërsa ai u drejtua për te mikrofoni për të mbajtur fjalimin e tij.
“Faleminderit, unë jam shumë i prekur”, u tha ai kolegëve të tij, raporton lefigaro.
Reitzer ka qenë deputet i parlamentit që nga viti 1988 dhe është anëtar i partisë së opozitës së qendrës së djathtë Les Republicains.
Ai përfaqëson një nga rajonet në Francën lindore më i goditur në valën e parë të shpërthimit në fillim të vitit 2020. Ai e përdori fjalimin e parë për të apeluar drejt qeverisë që të financojë më shumë sistemin e kujdesit shëndetësor.

Të tjera
-
22:40 | 06 Korrik 2022
-
22:27 | 06 Korrik 2022
-
22:25 | 06 Korrik 2022
-
22:20 | 06 Korrik 2022
-
22:15 | 06 Korrik 2022
-
22:07 | 06 Korrik 2022
-
21:52 | 06 Korrik 2022
-
21:47 | 06 Korrik 2022
-
21:44 | 06 Korrik 2022
-
21:43 | 06 Korrik 2022
-
21:38 | 06 Korrik 2022
-
21:33 | 06 Korrik 2022