[wp-story]

Lajme

Deputetët e LDK-së zbulojnë preferencat për kryetar të partisë

Deputetët e LDK-së zbulojnë preferencat për kryetar të partisë
09:31 | 01 Gusht 2019

Këtë të shtunë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet ta zgjedhë kryetarin e ri të saj, ndonëse ende nuk i ka bërë publikë emrat e kandidatëve, të cilët do të garojnë për këtë pozitë. Kjo parti po pretendon se deri në ditën e Kuvendit Zgjedhor të mos i shpallë kandidaturat. Emrat më të lakuar për pozitën e të parit të LDK-së janë: Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani, shkruan gazeta “Zëri”.

Dy ditë para mbajtjes së Kuvendit të partisë disa nga deputetët e LDK-së shprehin hapur preferencat e tyre për kryetar të partisë. Deputetja nga Gjilani Valentina Bunjaku-Rexhepi thotë për “Zërin” se e përkrah kandidaturën e Lutfi Hazirit për kryetar të partisë më të madhe opozitare.

“Po, sipas deklarimeve të tij z. Haziri do të kandidoj për kryetar të partisë. Unë besoj se delegatët e kësaj radhe do të dinë kë ta votojnë. Besoj që Lutfi Haziri është kandidati adekuat për ta marrë drejtimin e LDK-së, sepse ai i takon gjeneratës së presidentit Rugova, gjeneratës së re dhe është njeri që ka kontribuuar jashtëzakonisht shumë për LDK-në. Nuk i mohoj edhe kandidaturat tjera, por unë besoj se më meritori për këtë pozitë është zoti Haziri”, ka potencuar ajo.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera