×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët e larguar dhe ata të pakënaqurit me VV-në tregojnë nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

    FrontOnline
    05 Shtator 2024

    Para katër viteve kishin bashkuar forcat me Lëvizjen “Vetëvendosje”, me ç’rast kjo e fundit fitoi më shumë se 50 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

    Pas ardhjes në krye të Qeverisë të Albin Kurtit, liderit të Vetëvendosjes, disa prej tyre e kanë braktisur subjektin me të cilin kishin garuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, e disa të tjerë në vazhdimësi kanë shprehur pakënaqësi me Kurtin dhe partinë që e udhëheq për shkak të projektligjeve të ndryshme.

    Tashmë kur presidentja Vjosa Osmani ka shpallur 9 shkurtin e vitit 2025 si datë të mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë, disa nga deputetët e larguar nga subjekti më i madh politik në vend tregojnë se nëse janë angazhuar politikisht, ndërsa ata të pakënaqurit tregojnë për Front Online nëse do të vazhdojnë të qëndrojnë në Lëvizjen “Vetëvendosje”.

    Haki Abazi: Ende nuk kam vendosur…

    Në Qeverinë “Kurti 1” Haki Abazi ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, ndërsa në mandatin e Qeverisë “Kurti 2” ka udhëhequr për disa vite Komisionin Parlamentar për  Politikë të Jashtme. Ndërsa në muajin maj të 2023-tes, grupi Parlamentar i LVV-së pati vendosur për përjashtimin e deputetit Haki Abazi. Përjashtimi i tij ka ardhur një ditë pasi deputeti Abazi ka pretenduar që atij i është orkestruar një përplasje fizike me deputetin Salih Zyba me urdhër të kryeministrit Kurti e shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusarit.

    Tashmë si deputet i pavarur Haki Abazi ende nuk ka vendosur se cili do të jetë qëndrimi i tij politik në zgjedhjet e ardhshme, të paktën kështu është shprehur në një prononcim për Front Online.

    “Nuk kam vendosur ende asgjë”, u shpreh shkurt Abazi për Front Online.

    Deputeti Fatmir Humolli tregon nëse do të angazhohet politikisht në zgjedhjet e reja parlamentare

    Në mars të 2023, Lëvizja Vetëvendosje mbeti me një deputet më pak. Bëhej fjalë për deputetin Fatmir Humolli. Ai u largua nga VV-ja për shkak të mos plotësimit të kushteve që ai i ka prezantuar në momentin kur ka hyrë në listë zgjedhore të kësaj partie.

    I pyetur nga Front Online se cili do të jetë qëndrimi i tij partiak në zgjedhjet e ardhshme, deputeti i pavarur, Fatmir Humolli thotë se me asnjë parti aktuale s’do të bëjë pjesë.

    Humolli ka bërë të ditur se është në proces të një formimi të një grupi të ri.

    “Me asnjë parti aktuale çfarë janë nuk do të jem pjesë e zgjedhjeve. Në qoftëse krijohen mundësitë për të hyrë vetë me një grup shokësh që jemi duke punuar mirë që s’krijohen mundësitë asgjë askujt”, u shpreh Humolli.

    Ish-deputeti i VV-së thotë se me këtë parti nuk i eci bashkëpunimi pasi sipas tij, këta të fundit nuk e mbajtën fjalën.

    “Me VV i kemi bashkuar energjitë për një mision nuk ka eci se nuk e mbajtën fjalën. Duhet të fuqizohem si grupacion kështu mendojmë unë dhe disa aktivistë të hershëm politik që janë”, deklaroi Humolli.

    Gramos Agusholli: Ose vazhdoj me VV-në, ose…

    Njëri ndër deputetët që ka qenë kundër disa projektligjeve, të cilat i ka përkrahur partia ku bënë pjesë ai (Lëvizja “Vetëvendosje”), është deputeti i VV-së, Gramos Agusholli.

    Agusholli në një prononcim për Front Online ka njoftuar se ende nuk ka vendosur për vazhdimin e angazhimit të tij politik.

    Ai thotë se ose vazhdon të jetë me Vetëvendosjen ose largohet nga politika.

    “Për momentin jam në VV, nuk kam vendosur akoma se a do ta vazhdoj aktivitetin tim politik, me gjasë po. Ose vazhdoj këtu ku jam ose e lë krejt”, u shpreh Agusholli./FrontOnline/

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me vëmendjen e duhur të shtetit, shkohet drejt zbulimeve të reja arkeologjike. “Arkeologjia si asnjëherë...
    Lajme08 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa foto nga ceremonia e zbulimit të shtatores së ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova. Shtatorja u...
    Lajme08 Shtator 2024
    Dega e PDK-së në Zvicër ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, në të cilën u krijua Shtabi Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Alon Ben-Meir, profesor amerikan në pension dhe ekspert i politikës ballkanike, nëpërmjet një artikulli autorial të botuar së fundi kushtuar rrjedhës së...
    Lajme08 Shtator 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur se “Policia e Kosovës në 25-vjetorin e krijimit dhe funksionimit të saj është një nder...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se në ekipin e saj të ri me mandat pesëvjeçar...
    Lajme08 Shtator 2024
    Agjencia e lajmeve “Reuters” ka shkruar një artikull për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë, përcjell Gazeta Online Reporteri.net. Në artikull thuhet se autoritetet kosovare...
    Lajme08 Shtator 2024
    Daut Haradinaj nga AAK është shprehur i kënaqur nga qeverisja e kryetarit në Rahovec, Smajl Latifi. Ai krahas një video që postuar...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    17 mjete lundruese janë bllokuar në Shqipëri, për shkak se lundronin jashtë kufirit të lejuar dhe se rrezikonin sigurinë e pushuesve. Sipas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.