Lajme

Deputetë e zyrtarë të Kuvendit, presin rezultatet për Coronavirus

Deputetë e zyrtarë të Kuvendit, presin rezultatet për Coronavirus
14:52 | 01 Korrik 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), ka marr sot 50 mostra për testim, të deputetëve dhe zyrtarëve tjerë të Kuvendit të Kosovës, raporton Front Online.

Këto mostra janë marrë sot nga IKSHPK-ja, teksa nuk dihet ende se kur do të dalin rezultatet për to.

“Janë bërë 50 teste nga ana e IKSHPK-së, për deputetë dhe zyrtarë të tjerë të Kuvendit”, kanë thënë për Front Online, nga Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës.

Këto mostra janë marr pas konfirmimit pozitiv me virusin Covid-19, brenda Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë se pozitivë me virus është konfirmuar Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi dhe një zyrtarë tjetër./Front Online

Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..

Të tjera