Bota/Rajoni

Departamenti amerikan i Shtetit mirëpret bashkëpunimin e palës kosovare dhe serbe në Merdare

Departamenti amerikan i Shtetit mirëpret bashkëpunimin e palës kosovare dhe serbe në Merdare
10:42 | 14 Tetor 2020

Departamenti amerikan i Shtetit, e ka mirëpritur zhvillimin e fundit mes palës kosovare dhe asaj serbe, ku në pikën kufitare Merdare, Dogana e Kosovës dhe Policia, punojnë në të njëjtin objekt me kolegët e tyre nga Serbia.

Kështu ka bërë të ditur Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Morgan Ortagus, përmes një reagimi të saj në llogarinë në twitter, njofton Klan Kosova.

”Ne e përshëndesim dakordimin e Serbisë për punonjësit e Merdares dhe angazhimet e Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve të bëra në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator. Rrjedha e sigurt dhe efikase e mallrave, shërbimeve dhe njerëzve do të hapë dyert për rritjen e prosperitetit dhe stabilitetit në Serbi dhe Kosovë”, shkruan Ortagus.

https://twitter.com/statedeptspox/status/1316178319323336706?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1316178319323336706%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fdepartamenti-amerikan-i-shtetit-mirepret-bashkepunimin-e-pales-kosovare-dhe-serbe-ne-merdare%2F

Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan

Të tjera