×
  • Lajme
  • Lajme

    Departamenti Amerikan i Shtetit e mbron Lajçakun pas akuzave të Kurtit, çmojnë “përpjekjet e palodhura” të tij për dialogun

    FrontOnline
    18 Shtator 2023

    Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi të hënën ato që i quajti përpjekje të palodhura të Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak në bisedimet Kosovë-Serbi.

    Komentet erdhën si përgjigje ndaj një kërkesë të Zërit të Amerikës për një reagim rreth pohimeve të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili akuzoi sot zotin Lajçak për njëanshmëri e qëndrime kundër Prishtinës, në takimin e javës së kaluar mes palëve.

    Kryeministri Kurti tha se u kishte dërguar letra mbi këtë çështje vendeve kryesore perëndimore ndërsa akuzoi zotin Lajçak ndër të tjera për “deformim të procesit”.

    Në përgjigjen drejtuar Zërit të Amerikës zëdhënësi i DASH-it nuk konfirmoi apo mohoi nëse letra kishte mbërritur në Uashington, por tha se:

    Ne (SHBA) mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falenderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak”.

    Po kështu zëdhënësi i DASH-it shprehte zhgënjimin mbi mungesën e përparimit në takimin e 14 shtatorit, duke shtuar se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë.

    Ne presim që të dy vendet t’i marrin seriozisht detyrimet e tyre sipas marrëveshjes mbi rrugën drejt normalizimit, që arritën në fillim të këtij viti. Koha po mbaron. Ne duam të shohim përparim në detyrimet ekzistuese dhe të mëparshme bazuar tek dialogu (i lehtësuar nga BE-ja) dhe marrëveshja e Ohrit, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

    Zëdhënësi i DASH-it e përfundoi reagimin e tij duke shtuar se Uashingtoni është plotësisht i bashkuar me vendet e partnere të Kuintit në mbështetjen që i jep procesit të dialogut. Ai tha se SHBA-të do të konsultohet si brenda ashtu edhe me partnerët e tyre evropianë mbi hapat e ardhshëm.

    Të hënën gjatë një konference me gazetarë në Prishtinë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak se nuk ishte “i paanshëm” në takimin e javës së kaluar ndërmjet palëve.

    Ai tha se më 14 shtator pati një pozicionim të qartë të ndërmjetësit, kundër Kosovës në përgjithësi dhe kundër marrëveshjes bazike në veçanti.

    Ose do e zbatojmë marrëveshjen bazike në tërësi e plotëni të saj ose nuk mund të zbatojmë vetëm ato që dëshiron Serbia. Kjo logjikë ka vdekur dhe një Republikë e pavarur e Kosovës nuk mund, nuk duhet dhe nuk do të ecë në një shteg të tillë“.

    Kryeministri Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, nuk u pajtuan javën e kaluar rreth hapave për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, por zyrtarët evropianë thanë se ishte kryeministri Kurti ai që nuk e kishte pranuar një propozim për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga marrëveshja e arritur ne Bruksel dhe në Ohër.

    Kryeministri Kurti njoftoi se u ka dërguar letra kryeqendrave kryesore të vendeve perëndimore për të sqaruar takimin e fundit dhe akuzoi zotin Lajçak se ka “deformuar procesin duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë dhe të hollësishëm, të menjëhershëm e të pakushtëzuar të marrëveshjes bazike dhe aneksit implementues, por duke lejuar që qerrja të vihet para kuajve, Asociacioni i komunave njëherë e pastaj shohim”.

    Udhëheqësit e dy vendeve u takuan në Bruksel mes tensionesh të larta dhe thirrjeve të diplomatëve perëndimorë për shmangien e veprimeve që mund të nxisin një ripërtëritje të dhunës në rajon. Tensionet shpërthyen në fund të muajit maj, kur kryetarët shqiptarë të komunave veriore që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të bojkotuara nga serbët, u dërguan në zyrat e komunave me mbështetjen e policisë.

    Bashkimi Evropian kërkon uljen e tensioneve përmes një plani që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës./VOA

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme04 Tetor 2023
    Vetura me targa serbe me akronime të qyteteve të Kosovës qarkullojnë ende nëpër rrugët e veriut. Targa të tilla ilegale janë parë...
    Lajme04 Tetor 2023
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti i ka përjashtuar të gjithë nga procesi...
    Lajme04 Tetor 2023
    Analisti politik dhe avokati, Azem Vlasi, i hedh poshtë pretendimet nga Serbia se Milan Radoiçiq, i cili pranoi organizimin e sulmit terrorist...
    Të tjera
    Vip04 Tetor 2023
    Dinamika të reja në ‘Për’puthen’. Në puntatën e djeshme, Saidja ka realizuar një takim me Aurelin që nuk shkoi ashtu siç pritej....
    Bota/Rajoni04 Tetor 2023
    Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë shprehur shqetësimet e tyre të mërkurën pas raportimeve se zyrtarë të drejtësisë...
    Sport04 Tetor 2023
    Sot në konferencë për shtyp para ndeshjes Ballkani – Dinamo Zagreb në konferencë për media ishte trajneri Ilir Daja, i cili konfirmoi...
    Lajme04 Tetor 2023
    Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka komentuar sekuestrimin e vilës shumë milionëshe të kryeterroristit të Milan Radojçiqit. Sipas tij, ka deputetë shqiptarë...
    Vip04 Tetor 2023
    Motrat e njohura Ismaili, rrallë shihen nën shoqërinë e njëra tjetrës. Në fakt, rrallë shihen edhe në publik. Por, ja ku janë...
    Sport04 Tetor 2023
    Victor Osimhen i bëri përshtypje Real Madridit me paraqitjen e tij për Napolin në ndeshjen që përfundoi 3-2 në të mirë të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.