Një person ka lajmëruar dje policinë pasi që gruaja e tij ka ndërruar jetë gjatë një intervenimi në spital.
I njëjti ka bërë të ditur se ajo ka vendosur disa stenta para disa muajsh, por, që thotë se nuk iu është përmirësuar fare.
Ai madje dyshon se stendat nuk ia kanë vendosur fare derisa ka kërkuar që rasti të hetohet.
Me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerës është dërguar për obduksion.
“Prishtinë, 29.11.2020 – 15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e tij femër kosovar ka ndërruar jetë gjatë një intervenimi në një spital. Sipas ankuesit ajo ka vendosur disa stenda para disa muajve por gjendja e saj nuk është përmirësuar, i njëjti dyshon se stendat nuk i janë vendosur fare dhe kërkon që rasti të hetohet. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.