[wp-story]

Bota/Rajoni

Dënohet me 25 vjet burgim kosovarja e cila e vrau burrin e saj me sëpatë në Francë

Dënohet me 25 vjet burgim kosovarja e cila e vrau burrin e saj me sëpatë në Francë
16:21 | 17 Dhjetor 2019

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarës S.Z-S për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

E akuzuara S.Z-S është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë) viteve, në këtë dënim të akuzuares i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 05.10.2018 e tutje.

E akuzuara S.Z-S është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 21.09.2018, rreth orës 08.30 në banesën e saj 39 A Grande Rue në Dole – Francë, ku ishin edhe duke jetuar, me dashje e kishte privuar nga jeta në mënyrë mizore bashkëshortin e saj tani të ndjerin A.S duke e goditur me mjetë të mprehtë – sopat të paktën 11 herë në pjesën e qafës e që këto veprime të dhunshme kanë shkaktuar prerjen e kokës, ku kishte mbetur e ngjitur me trungun vetëm me një pjesë të hollë të lëkurës.

Me aktvendim të veçantë të akuzuarës S.Z-S i vazhdohet paraburgimi derisa aktgjykimi të marr formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me këtë aktgjykim.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Front Online/

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera