×
  • Kronika
  • Kronika

    Dënohet me 12 vjet burgim për një vrasje të kryer 15 vite më parë në Ferizaj

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur fajtor H.S, i cili akuzohej për vrasjen e të ndjerit Sh.N në vitin 2004, shkruan Front Online.

    I pandehuri H.SH është dënuar me 12 vite burgim, mbi akuzën për vrasje të rëndë.

    “I pandehuri akuzohet se më 21 tetor 2004 në rr. ”Astrit Bytyqi” – Ferizaj, deri sa tani i ndjeri  Sh. N. ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij, para dyerve të oborrit nga arma e llojit dhe tipit të panjohur, i akuzuari ka shtënë disa herë në drejtim të tij duke e qëlluar një herë në krahun e majtë, një herë në anën e djathtë të fytyrës, dhe një herë në pjesën e epërme të ballit, nga të cilat plagë të marra Sh.N vdes në vendin e ngjarjes”, shkruhet në komunikatë.

    Komunikata e plotë:

    Ferizaj, 15 qershor 2020 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për Krime të Rënda, më 15 qershor 2020 shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit H.S i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale vrasje nga neni 146 të Kodit Penal të Kosovës (KPK), ndërsa i njëjti është liruar nga akuza për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 147 paragrafi 6, 10 dhe 11 lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës (KPK).

     

    Kryetari i trupit gjykues Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, të pandehurin e shpalli fajtor për veprën penale vrasje nga neni 146 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) vjet, në të cili dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa në mungesë të provave i pandehuri është liruar nga akuza për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 147 paragrafi 6, 10 dhe 11 lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës (KPK).

     

    I pandehuri akuzohet se më 21 tetor 2004 në rr. ”Astrit Bytyqi” – Ferizaj, deri sa tani i ndjeri  Sh. N. ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij, para dyerve të oborrit nga arma e llojit dhe tipit të panjohur, i akuzuari ka shtënë disa herë në drejtim të tij duke e qëlluar një herë në krahun e majtë, një herë në anën e djathtë të fytyrës, dhe një herë në pjesën e epërme të ballit, nga të cilat plagë të marra Sh.N vdes në vendin e ngjarjes, ndërsa i akuzuari largohet por në vendin e ngjarjes i mbeten portofoli me dokumente personale.

     

    Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Kronika06 Dhjetor 2023
    Në një objekt banesor janë përfshirë nga zjarri orët e rrymës në rrethana të panjohura. Në raportin 24 orësh të Policisë së...
    Kronika06 Dhjetor 2023
    Të martën në Prishtinë është arrestuar një person nën dyshimin që i ka kanosur disa policë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,...
    Kronika06 Dhjetor 2023
    Një grua ka raportuar në polici sse janë hasur dy kartëmonedha si dhe tri monedha, në vlerë totale prej 556 euro që...
    Të tjera
    Ekonomi06 Dhjetor 2023
    Policia e Kosovës, në asistimin e Njësitit Anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës dhe ATK-së me qëllim të luftimit të Ekonomisë jo formale,...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Një ngjarje e shokuese, ka ndodhur në SHBA ku një 13 vjeçar ka vrarë nënën e tij me thikë dhe më pas...
    Kronika06 Dhjetor 2023
    Në një objekt banesor janë përfshirë nga zjarri orët e rrymës në rrethana të panjohura. Në raportin 24 orësh të Policisë së...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në prezantimin e masës 1.2 për subvencionimin e familjeve me asistencë sociale. Ai ka thënë se...
    Opinione06 Dhjetor 2023
    Nga Shqipe Pantina Sa here ju ka ndodhë që keni qenë në një restorant apo vend publik ku ka pasur edhe fëmijë...
    Sport06 Dhjetor 2023
    Shorti i të shtunës për kampionatin evropian të futbollit Euro 2024 u detyrua të ndërpritej për disa minuta pasi zhurma pornografike nisën...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.