×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohen me nga katër vjet e gjashtë muaj burgim dy persona për vjedhje të rëndë

    FrontOnline
    19 Maj 2022

    Gjykata Themelore në Gjilan i ka dënuar dy persona me nga katër vjet e gjashtë muaj burgim për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, si dhe me nga një mijë euro dënim.

    Në njoftimin e gjykatës thuhet se të akuzuarit I.A. dhe E.H. më 15 nëntor të vitit 2022 kishin hyrë me forcë në shtëpinë e M.I. në fshatin Malishevë të Gjilanit, ku kishin demoluar dhomat e shtëpisë dhe kanë marr një kasafortë nga aty, një armë AK-47, një pushkë gjuetie, një pushkë pumparic, një pushkë karabinë, 15 fishekë të kalibrit 12A, 33 fishekë të kalibrit 9mm dhe 57 fishekë LR.22.

    “Të akuzuarit të njëjtën ditë në mënyrë të paautorizuar e në shkelje të ligjit të zbatueshëm për armët kanë tentuar të shesin armët e vjedhura. I akuzuari I. A., në ditën e njëjtë në ora 16:25, në fshatin Malishevë, gjatë kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës, të njëjtit i është gjetur lëndë narkotike në sasi 0.62 gram e llojit kokainë”.

    “Trupi gjykues pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve të akuzuarin I. A., për veprat penale 1) në bashkëkryerje vjedhje e rëndë, 2) mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, 3) në bashkëkryerje importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse dhe 4) posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, i shqipton dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 1.400 Euro”.

    “Të akuzuarin E. H., për veprat penale:  1) në bashkëkryerje vjedhje e rëndë, 2) mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe 3) në bashkëkryerje importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, i shqipton dënim unik në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 1.000 Euro”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës në dy ditët e fundit janë “befasuar” nga faturat për energjinë...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa për Front Online tha se nuk mund të ketë eskalim të situatës në...
    Lajme28 Mars 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se ndjehet krenare për partinë e saj e cila zgjodhi Besianë Musmuratin...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka ngritur dyshimet se për votimin e disa projektligjeve nuk ka pasur kuorum të...
    Lajme28 Mars 2024
    Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin riprodhues (IVF) gjatë një seance të enjten, për...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka mbajtur sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtues të...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth fushatës...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për...
    Lajme28 Mars 2024
    Një person është therur rreth orës 7:30 të mëngjesit të enjten në Istog. Policia ka dalë në vendngjarje menjëherë dhe të lënduarin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.