×
  • Kronika
  • Kronika

    Dënohen me kusht dy të akuzuarat që pranuan fajësinë se i ishin bashkuar ISIS-it

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, të hënën, i ka dënuar me nga dy vjet burgim me kusht dy të akuzuarat për pjesëmarrje në grupe terroriste, Laura Iseni dhe Arlinda Abazi.

    Dënimi me burg ndaj të akuzuarave Iseni dhe Abazi nuk do të ekzekutohet, nëse ato nuk kryejnë vepër tjetër penale brenda afatit prej dy viteve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Shpallja e aktgjykimit është bërë nga gjykatësi Valon Kurtaj, pasi që dy të akuzuarat, në seancën fillestare të mbajtur më 11 qershor, ishin deklaruar fajtore për veprën që u vihej në barrë.

    Krahas dënimit të kushtëzuar, të akuzuarat Iseni dhe Abazi janë obliguar që të përmbushin detyrimin, vizitë tek psikologu apo këshilluesi, për një periudhë dyvjeçare.

    Për mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimit me kusht dhe detyrimit të shqiptuar ndaj tyre, është obliguar Shërbimi Sprovues i Kosovës.

    Revokimi i dënimit me kusht, sipas gjykatësit Kurtaj, do të bëhet edhe në rast se të akuzuarat nuk mbajnë kontakte me Shërbimin Sprovues ose nuk përmbushin detyrimin me të cilat janë ngarkuar.

    Të akuzuarat Iseni dhe Abazi janë liruar nga pagesa e shpenzimeve procedurale, me arsyetimin se kjo do ta rrezikonte ekzistencën e tyre materiale.

    Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 15 dite nga pranimi i kopjes së tij.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës e Kosovës më 19 maj 2020, të pandehurat akuzohen se me dashje kanë marr pjesë në veprimtarinë e organizatës terroriste, ashtu që duke shkuar në Siri iu kanë bashkangjitur organizatës terroriste “ISIS”, me qëllim që duke luftuar të krijojnë shtetin islamik të Irakut dhe Levantit.

    Sipas aktakuzës, e akuzuara Iseni, me vëllain e bashkëshortit të saj dhe dy fëmijët e saj, si dhe e akuzuara tjetër Abazi, po ashtu me vëllain e bashkëshortit të saj, përmes aeroportit të Tiranës kanë shkuar fillimisht në Stamboll e pastaj në Siri.

    Secila veç e veç, sipas prokurorisë, duke përdorur shumën e rregullt të të hollave nga Shteti Islamik, u kanë ofruar shërbime logjistike ushtarëve meshkuj të familjes.

    Sipas aktakuzës, të akuzuarat kanë qëndruar në Siri deri sa organizata ISIS kishte pësuar disfatë dhe ishin detyruar të dorëzoheshin tek forcat kurde, e ku pastaj me ndihmën e ushtrisë amerikane ishin depërtuar në Kosovë.

    Me këtë, Iseni dhe Abazi akuzohen se kanë kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Kronika05 Dhjetor 2023
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtërpcë, konkretisht në fshatin Bajnicë të Kaçanikut. Lajmin...
    Kronika05 Dhjetor 2023
    Policia e Kosovës ka bastisur sot në Gjilan një shtëpi dhe një lokal në tregun e gjelbër për shkak të dyshimit se...
    Kronika05 Dhjetor 2023
    Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në qytetin e Vushtrrisë. Atyre u janë gjetur substanca narkotike të llojit marihuana dhe...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Me 29 nentor ishte paraparë që të përfundonte konkursi për kryeshef ekzekutivë të ndërrmarjes “Trepca”, por i njëjti nga menaxhmenti është shtyer...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Komandanti i KFOR-it, Ozkan Utulas, tha se trupat e NATO-s kanë marrë masa të nevojshme për t’iu përgjigjur çdo lloje dhune të...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, dhe homologia e saj sllovene, Tanja Fajon, duan të promovojnë integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit Arbërie Nagavci për shkak të rezultatit të dobët...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2023
    Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi. Politikanja...
    Lajme05 Dhjetor 2023
    Sonte para objektit të Shtëpisë së Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, janë ndezur qirinj në kujtim të Liridona Ademajt, e vrarë në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.