×
  • Kronika
  • Kronika

    Dënohen me 9 vite burgim dhe 11 mijë euro gjobë tre persona në Gjilan

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Gjykata Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre të akuzuarve L. I., L. Sh. dhe L. M.

    I akuzuari L. I. nga viti 2011 deri më 4 gusht 2015, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore dhe me qëllim që t’i shkaktoi dëm personave të tjerë, ka ndërhy në mënyrë të paautorizuar në sistemet kompjuterike të shfrytëzuesve të internetit kryesisht në SHBA përmes kompanisë Yahoo, duke kopjuar, vjedhur të dhëna të ndjeshme si të dhënat për llogari bankare dhe këto të dhëna i ka arkivuar në një server të veçantë, ashtu që ka përdor web faqen e krijuar për shitjen e programeve keqbërëse tek personat e ndryshëm, dhe ka pranuar pagesa nga shtetas të shteteve si Kina, Amerika, Rusia, Ukraina etj., në shumën prej 73.477,18 Euro, në emrin e tij dhe anëtarëve të ngushtë të familjes.

    Të akuzuarit L. Sh. dhe L. M. nga viti 2014 deri në gusht 2015 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore dhe me qëllim që t’i shkaktoi dëm personave të tjerë, kanë ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemet kompjuterike dhe kanë përdor programe të ndryshme, duke arritur qasje në serverët e shtetasve të huaj dhe nga aty kanë arritur të vjedhin informata të kredit-kartelave dhe më pas këto informata i kanë shfaqur në një ankand online, disa nga këto i kanë tërhequr në Zvicër përmes H. K., ku në pajisjet elektronike të sekuestruara janë gjetur kredenciale – miliona e-mail nga mbarë bota, së bashku me fjalëkalimet, gjë që mundësojnë qasje në këto e-mail pa lejen e pronarit.

    Me këto veprime, të akuzuarit kanë kryer veprën penale “hyrje në sistemet kompjuterike” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe veprës penale nga neni 13 paragrafi 3 dhe neni 15 paragrafi 1 të Ligjit mbi parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë, falsifikim i letrave me vlerë.

    Trupi gjykues të akuzuarin L. I. e ka shpall fajtor, duke i shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim dhe gjobë në lartësi prej 5.000 Euro, ndërsa të akuzuarit L. Sh. dhe L. M., i ka gjykuar me nga 3 (tre) vite burgim dhe gjobë në lartësi prej 3.000 Euro, secilin veç e veç.

    Gjithashtu të akuzuarve në fjalë, u janë konfiskuar disa llaptop, kompjuter, telefona celular, kartela bankare dhe një shumë e të hollave.

    Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda ka refuzuar akuzën ndaj L. I., L. Sh. dhe L. M. për veprën penale “shmangie nga tatimi”, dhe ka liruar nga akuza për veprën penale “falsifikimi i letrave me vlerë dhe instrumentet e pagesës”, pasi që nuk është vërtetuar se kanë kryer këto vepra.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

    Nga Rubrika
    Kronika29 Nëntor 2024
    Policia e ka intervistuar 32-vjeçarin, D.Sh. pasi dyshohet se më 15 gusht ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në...
    Kronika29 Nëntor 2024
    Tre persona janë arrestuar në Pejë dhe Gjakovë nën dyshimet për disa vepra penale përfshirë vjedhjen, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe...
    Kronika29 Nëntor 2024
    Tre persona janë arrestuar në Pejë në datat 27 dhe 28 nëntor për vepra të ndryshme penale, ka njoftuar Policia e Kosovës....
    Të tjera
    Lajme29 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër pas sulmit në Zubin Potok, ku u dëmtua një kanal ujor që është jetim...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka dënuar ashpër sulmin e 29 nëntorit ndaj infrastrukturës, ku u dëmtua një kanal ujor...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Në një tjetër zhvillim të rëndësishëm, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në kanalin e Iber-Lepencit, një infrastrukturë kyçe për furnizimin me...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas shpërthimit që ka dëmtuar kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok. Ai ka...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Lorik Haxhiu, ekspert i energjisë, ka thënë se nga shpërthimi në kanalin e ujit të Ibër Lepencit, dëme mund të ketë edhe...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dal tashmë në vendin ku ka ndodhur shpërthimi në Zubin Potok. Zëdhënësi i Prokurorisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.