×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënimi me kusht i Grabovcit, Albulena Haxhiu thotë se u “dogj” drejtësia

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Nënkryetarja e VV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar  pas vendimit të Gjykatës së Apelit  për dënim me 1 vit e 2 muaj me kusht të ish-shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit dhe të tjerëve, në rastin e njohur si ‘Pronto’.

    Haxhiu, ka thënë se ky  vendimi për dënimin me kusht dhe jo me burg  është cenim i rëndë i drejtësisë.

    Ajo ka përmendur procesin e vettingut duke thënë se institucionet e drejtësisë kanë nevojë më shumë se kurrë për një proces legjitimimi që do të bëhej përmes këtij procesi.

    Reagimi i plotë:

    Në ditën kur qeveria Koti e koalicionit PLAN paska vendosur rikapjen e institucioneve të vendit duke i zhbërë disa vendime të qeverisë Kurti doli edhe vendimi për kinse dënimin e personifikimit të kapjes së shtetit dhe protagonistit të Aferës Pronto, Adem Grabovci. Kjo nuk ka të bëjë me drejtësi, përkundrazi ky është cenim i rëndë i drejtësisë kur gjithë ato biseda të cilat me prova e fakte në terren tregojnë se ajo skemë e kapjes është e realizuar dhe gjindet këmbë e kry në institucionet e Republikës. Vendimi me kusht dhe jo me burg është djegie e drejtësisë.

    Institucionet e drejtësisë kanë nevojë më shumë se kurrë për një proces legjitimimi që do të bëhej përmes vettingut të cilin e patëm filluar gjatë qeverisjes. Vetëm me përcaktim të qartë politik për çkapjen e shtetit prej nga edhe gjyqësori do t’i ketë duart e lira dhe të pavarura do të kemi shtet të së drejtës, i cili nuk është shtet që dënon vetëm aty ku ka mundësi, por aty ku duhet dënuar. Kosova nuk mund të jetë vend ku dënohen vetëm të varfërit e qytetarët e zakonshëm e nuk preken të fortët e politikës dhe krimit.

    përmes këtij procesi.

    Reagimi i plotë:Në ditën kur qeveria Koti e koalicionit PLAN paska vendosur rikapjen e institucioneve të vendit duke i zhbërë disa vendime të qeverisë Kurti doli edhe vendimi për kinse dënimin e personifikimit të kapjes së shtetit dhe protagonistit të Aferës Pronto, Adem Grabovci. Kjo nuk ka të bëjë me drejtësi, përkundrazi ky është cenim i rëndë i drejtësisë kur gjithë ato biseda të cilat me prova e fakte në terren tregojnë se ajo skemë e kapjes është e realizuar dhe gjindet këmbë e kry në institucionet e Republikës. Vendimi me kusht dhe jo me burg është djegie e drejtësisë.Institucionet e drejtësisë kanë nevojë më shumë se kurrë për një proces legjitimimi që do të bëhej përmes vettingut të cilin e patëm filluar gjatë qeverisjes. Vetëm me përcaktim të qartë politik për çkapjen e shtetit prej nga edhe gjyqësori do t’i ketë duart e lira dhe të pavarura do të kemi shtet të së drejtës, i cili nuk është shtet që dënon vetëm aty ku ka mundësi, por aty ku duhet dënuar. Kosova nuk mund të jetë vend ku dënohen vetëm të varfërit e qytetarët e zakonshëm e nuk preken të fortët e politikës dhe krimit.

    Big Brother VIP Albania në NimiTV
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) po vazhdon dëshminë dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Ramiz Qeriqi në...
    Lajme23 Prill 2024
    Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës për ngritjen e çështjes së atentatit ndaj tij në mbledhjen e OKB-së në...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zonë gri” në Evropë. Sipas tij, Serbia duhet ta pranojë faktin...
    Të tjera
    Kronika23 Prill 2024
    Një grua e ka raportuar ish-bashkëshortin e saj në Polici, pasi është ndjerë e kërcënuar nga ai. I dyshuari është arrestuar dhe...
    Lajme23 Prill 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata e Apelit kanë konfirmuar aktakuzën kundër Dragisha Milenkoviqit, ish-gardian i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit i...
    Lajme23 Prill 2024
    Pas suksesit të Kosovës në KiE ku është votuar hapi i dytë për rrugë drejtë anëtarësimit, serbët janë agresuar, thotë ish-kryetari i...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar përfaqësues të vendeve partnere pas takimit Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën....
    Vip23 Prill 2024
    Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka një periudhë të gjatë qe i mungon publikun në emisione televizive. Ajo ka publikuar një set...
    Lajme23 Prill 2024
    Të hënën është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë seancë bujë të madhe bëri veprimi i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.