[wp-story]

Lajme

Dëmtohen varrezat në Prishtinë, reagon BIK-u

Dëmtohen varrezat në Prishtinë, reagon BIK-u
19:11 | 08 Gusht 2019

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me shqetësim ka marrë lajmin për dëmtimin dhe vandalizmin e varrezave myslimane në Prishtinë.

“Sipas informatave që disponojmë, më 6 gusht 2019, persona të panjohur kanë vandalizuar 11 varre, ku me këtë rast kanë dëmtuar gurët mbivarror. Atakimi i varrezave, përveç se është vepër e ndaluar me parimet fetare, është akt i shëmtuar dhe veprim i papranueshëm, pavarësisht nga kush është kryer”, thuhet në reagim.

Kryesia e BI të Kosovës kërkon nga organet kompetente që sa më parë të zbulojnë aktorët e këtij akti vandal dhe të njëjtit të dalin para drejtësisë, si dhe ndërmarrjen e masave të duhura që akte të tilla mos të përsëriten në të ardhmen.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera