×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Demokratët zotohen të kundërshtojnë ndryshimet në USAID

    FrontOnline
    06 Shkurt 2025

    Drejtuesit demokratë në Kongres paralajmëruan Presidentin Donald Trump këtë javë se do të shfrytëzojnë bisedimet e ardhshme mbi buxhetin federal si një mekanizëm për të ushtruar trysni, për të kundërshtuar ndryshimet e bëra nga administrata e rë në agjencitë qeveritare të Shteteteve të Bashkuara, si për shembull Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, agjencia kryesore që ofron ndihmë humanitare jashtë vendit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson sjell më gjerësisht qëndrimet e ligjvënësve dhe analistëve mbi atë që po ndodh me USAID-in.

    Nga mbrojtja e pyjeve tropikale të Amazonës ; te kujdesi për refugjatët e Mianmarit dhe strehimi i ukrainasve që largohen nga lufta e nisur nga Rusia; mungesa e ndihmës së ofruar nga Shtetet e Bashkuara po ndihet në mbarë botën. Në Uashington, këtë javë, ligjvënësit demokratë protestuan jashtë selisë tashmë të mbyllur të USAID-t dhe jashtë Kongresit.

    “Ne do të kundërshtojmë shkeljet që ata kanë bërë lidhur me ndarjen e pushteteve. Shkeljen e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Ne nuk do heshtim. Do të ngrihemi. Do të reagojmë. Do të kundërshtojmë”, tha senatori demokrat Cory Booker.

    Më herët gjatë kësa jave, Agjencia eShteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar,USAID, u vu nën kontrollin e Sekretarit amerikan të Shtetit , Marco Rubio dhe thuajse të gjithë punonjësit e saj janë dërguar me leje të detyruar, pas një urdhëri ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për të pezulluar të gjithë ndihmën për vendet e huaja, ndërsa i nënshtrohet një procesi rishikimi.

    “Po shohim se si njeriu më i fuqishëm në botë Donald J. Trump dhe njeriu më i pasur në botë Elon Musk po u heqin paratë dhe ushqimin njerëzve më të varfër në botë”, tha ligjvënësi demokrat Jonathan Jackson.

    Ligjvënësit republikanë në Kongres thonë se zoti Trump po ushtron autoritetin e gjerë presidencial për të rivlerësuar agjencitë federale. Zoti Trump po e bën këtë përmes miliarderit Elon Musk të cilin e ka vënë në krye të Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, DOGE, që ka si synim shkurtimin e shpenzimeve federale.

    “Nuk mendoj se ata po mbyllin agjencinë, por besoj se kanë të drejtë të rishikojnë shpenzimet, si janë marrë vendimet dhe cilat përparësi janë financuar. Mendoj se kjo vlen për çdo administratë. Kur vjen administrate e re, ka shumë programe të autorizuara dhe të financuara përmes asaj agjencie (USAID-it), disa të cilat mendoj se po funksionojnë siç ishte parashikuar, disa jo”, tha John Thune, udhëheqës i shumicës në Senat.

    Analistja Claire Finkelstein i tha Zërit të Amerikës se kjo është një situate e pashembullt.

    “Ka shumë mundësi që të jetë një shkelje e ndarjes së pushteteve që dega e ekzekutive të përpiqet të mbyllë plotësisht agjencitë që janë ngritur nga Kongresi, i cili po ashtu miraton fondet, edhe pse kjo degë e ekzekutivit ka autoritet lidhur lidhur me mënyrën se si duhen përdorur fondet dhe se si duhet të funksionojë USAID-i”, thotë zonja Finkelstein.

    Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer tha të martën se ai mbështet përpjekjet për të eliminuar përvetësimet dhe abuzimet, por kritikoi shpejtësinë dhe fshehtësinë e procesit.

    “Çfarëdo që po bën Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë nuk është demokraci. Ne e dimë si është demokracia. Transparente. Nuk është sekrete”, tha zoti Schumer.

    Demokratët janë zotuar të bllokojnë votimin e të emëruarve të kabinetit Trump dhe të përdorin si mjet trysnie votat e tyre për buxhetin për financimin e qeverisë, për të kundërshtuar ndryshimet në USAID./VOA/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me turoperatorët në Vlorë, ironizoi një premtim të vjetër të Lulzim Bashës për ndërtimin e një...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Një sulm ajror izraelit në qytetin jugor të Khan Younis në Gaza ka vrarë udhëheqësin kryesor politik të Hamasit, Salah al-Bardaweel, ka...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Për herë të parë në Zvicër, është vendosur një sanksion për shkeljen e ndalimit kombëtar të mbulimit të fytyrës. Një grua në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Qeveria italiane e ka shpallur në gazetën zyrtare marrëveshjen e re me Shqipërinë për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore ndërmjet dy...
    Lajme23 Mars 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, ka folur për punën katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit. Dedaj, Presidenten Osmani...
    Sport23 Mars 2025
    Sonte (e diel) do të ketë ndeshje spektakolare në kuadër të çerekfinaleve në Ligën e Kombeve. Tetë Kombëtare të mëdha evropiane si...
    Lajme23 Mars 2025
    Një person është arrestuar në Zubin Potok të shtunën, pasi në gjendje të dehur në një kafiteri kishte goditur me një shishe...
    Lajme23 Mars 2025
    Pas dyshimeve për keqpërdorime e qindra mijëra eurove të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, BIK ka njoftuar se sot do të...
    Lajme23 Mars 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur për FrontOnline, rreth punës katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit. Kadrijaj, potencon se si deputete...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.