Drejtori i Institut GAP, Agron Demi ka reaguar lidhur me ikjet që po ndodhin nga Kosova.
Ai, ka përmendur një rast kur mësimdhënësit po marrin pushim pa pagesë dhe po shkojnë për të punuar në Gjermani.
Sipas tij, dihet që diaspora e Kosovës ka emigrua për arsye ekonomike.
Demi, ka përmendur edhe deklaratën e djeshme të kryeministri Albin Kurti i cili ka thënë se kosovarët nuk do emigrojnë më për arsye politike e ekonomike
Demi, thotë se nëse nuk do të ketë përmirësim të gjendjes ekonomike, pas 1 janarit të vitit 2024 do të ketë largime masive.
Postimi i tij i plotë:
Javën e kaluar KTV raportoi se është rritur dukshëm numri i rasteve kur mësimdhënësit marrin pushim pa pagesë deri një vit dhe shkojnë me punu në Gjermani punë fizike.
Dje kryeministri deklaroi në Kuvend se kosovarët nuk do emigrojnë më për arsye politike e ekonomike.
Në fakt, historikisht diaspora e Kosovës ka emigru për arsye ekonomike. Sipas vetë të dhënave të MPJD, mbi 30% e diasporës së Kosovës ka emigru pas luftës, kryesisht për arsye ekonomike dhe familjare, por që kjo familjare është prapë për arsye ekonomike.
Pas 1 janarit 2024 Kosova nuk ka me u zbrazë e tëra, ashtu qysh po thotë opozita, por ka me pas largime masive derisa gjendja ekonomike të mos përmirësohet.