×
  • Lajme
  • Lajme

    Demhasaj: Publikimi i “dosjeve” të Speciales rrezikon Kosovën

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    jtori i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj thotë se Kosova po rrezikon të futet në lojë të rrezikshme nëse dalin dosje të Speciales.

    Demhasaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se dosjet e supozuara po tentojnë të pengojnë punën e Gjykatës Speciale.

    “Kjo është një lloj seriali me episode. Krejt kjo ka të bëjë me pengimin e funksionalizimit të Gjykatës Speciale”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Ai ka thënë se kushdo që publikon dosje të tilla shkakton precedent penal.

    Demhasaj thotë se nuk ka dyshime që Prokuroria e Serbisë e ka furnizuar Specialen me dosje.

    “Ka qenë e pamundur që një gjykatë e re të mbledh dosje për krime të supozuara që janë kryer para 20 viteve”.

    Drejtori i organizatës “Çohu” thotë se Kosova nuk guxon të bie në grackë duke publikuar dosje të tilla.

    “Ne po rrezikojmë të biem në grackë. Dikush në Kosovë mund të ketë interes të publikohen këto dosje pasi mund të jetë i akuzuar. Ne si vend nuk duhet të rrezikojmë e të bëjmë seriale të tilla e të publikojmë dosje të tilla. Ne kemi votuar vet një ligj të tillë në Kuvend. Me këto veprime ne do ta rrëzojmë imazhin e UÇK-së përtokë”, deklaroi Arton Demhasaj.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Megjithë propozimet që u bënë të hënën nga Kosova e Serbia për dinarin, nuk u arrit asnjë dakordim. Sipas Kryenegociatorit të Kosovës,...
    Lajme28 Mars 2024
    Sot do të mblidhet Komisioni parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Ata do të diskutojnë rreth organizimit të një tryeze për shëndetin...
    Lajme28 Mars 2024
    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme. Seanca do të mbahet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat...
    Të tjera
    Sport27 Mars 2024
    Futja e më shumë minutave shtesë në Ligën Premier nënkuptonte një gjë, më shumë dramë. Ndërsa si neutral, një gol në kohën...
    Lajme27 Mars 2024
    Javë më parë kreu i AAK-së Ramush Haradinaj doli me një ide për koalicion me partitë opozitare për zgjedhjet e ardhshme, por...
    Lajme27 Mars 2024
    Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi të mërkurën raportin për Kosovën, duke u hapur rrugën...
    Lajme27 Mars 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka propozuar 9 qershorin e këtij viti për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. “Unë...
    Lajme27 Mars 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, vlerësoi se kryeministri Albin Kurti s’ka bërë asgjë gjatë qeverisjes së tij. “Ne i kemi dhënë kryeministrit...
    Lajme27 Mars 2024
    Ish-ministri i Jashtëm Petrit Selimi, ka reaguar pasi Kosova e kaloi sfidën e parë për t’u bërë anëtar i Këshillit të Evropës....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.