[wp-story]

Bota/Rajoni

Dëmet nga zjarret i kushtojnë turizmit në Australi 4.5 milionë dollarë

Dëmet nga zjarret i kushtojnë turizmit në Australi 4.5 milionë dollarë
23:12 | 17 Janar 2020

Kostot nga zjarret në sektorin e turizmit në vend do të jetë së paku 4,5 miliardë dollarë deri në fund të vitit, duke bërë vlerësime fillestare, sipas një raporti të ri.

Këshilli Australian i Eksportit të Turizmit me qendër në Sidnej (ATEC), organi kryesor i industrisë që përfaqëson sektorin e eksportit të turizmit të Australisë, bëri një studim të ri.

ATEC deklaroi se sipas studimit, numri i prenotimeve është ulur në mënyrë të konsiderueshme krahasuar me vitin e kaluar, me një kosto 4,5 miliardë dollarë në industri, deklaroi sot ATEC.

Të paktën 70% e 850 anëtarëve të ATEC regjistruan një numër të konsiderueshëm anulimesh udhëtimi në Australi nga vizitorët ndërkombëtarë, deklaroi Peter Shelley, drejtori menaxhues i ATEC-së./Front Online/

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera