×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    DELO: Spektakël për Kosovën në Washington, Palmer e Grenell garojnë se cili do të jetë më i ashpër me Serbinë

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Brenda një periudhe të shkurtër kohore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë emëruar dy Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor e për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Matthew Palmer i emëruar nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, dhe Richard Grenell i emëruar nga Donald Trump, kanë vizutuar ndaras Kosovën e Serbinë, ku janë takuar me krerët politikë të dyja vendeve për të diskutuar rreth asaj se si do t’i qitet pika problemit shumëvjeçar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

    Kryefjala e vizitës së Grenell në Kosovë ka qenë ngutja drejt arritjes së një marrëveshje me Serbinë, dhe për një gjë të tillë është kërkuar heqja e taksës, kërkesë e kamotshme kjo e SHBA’së.

    Megjithatë Richard Grenell duket se ka qenë jashtëzakonisht kërkues gjatë takimeve qe ka pasur ne Serbi. Të paktën kështu kanë thënë njerëz të stafit të Vuçiqit, të cilët kanë treguar se presidentit të Serbisë i është dashur disa minuta kohë që të marrë veten pas takimit që ka pasur me njeriun e Donald Trump për dialogun.

    Siç ishte raportuar në mediat serbe, Grenell kishte qenë i qartë dhe kishte kërkuar që Serbia të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, ndërkohë vetë Vuçiq pas atij takimi e ka pohuar një gjë të tillë, ndërsa ka treguar se askush nuk dëshiron dhe nuk pranon ndarjen e Kosovës.

    Hiq më i lehtë në deklarata nuk ka qenë as, Matthew Palmer. Gjatë qëndrimit në Kosovë, Palmer ka thënë se Serbia duhet të harrojë që integrohet në Bashkim Evropian pa arritur një marrëveshje dhe pa e njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe që Kosova nuk mund të përjashtohet nga një zgjidhje afatgjate për vendosjen e paqes në Ballkan.

    Lidhur me këto zhvillime rreth dialogut dhe vizitave të emisarëve amerikanë në Ballkanin Perëndimor, gazeta sllovene “Delo”, ka publikuar një opinion të Vili Einspieler, i cili thotë se dy të dërguarit e posaçëm të SHBA’së, po garojnë me njëri tjetrin se cili do të jetë më i ashpër në kërkesat e tij për Serbinë, transmeton Gazeta Express.

    Në shkrimin e titulluar “Spektakli Ballkanik në Shtëpinë e Bardhë”, thuhet se tashmë në rajon po frynë një erë e re e politikës së SHBA’së, që ka rifreskuar politikën e dështuar të Brukselit, e cila në vend të normalizimit kishte rritur mosbesimin mes palëve të përfshira në negociata.

    Ndër të tjera në këtë opinion thuhet se ky presion amerikan mbi Serbinë po rritet për shkak të një gare  mes Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit, përkatësisht Matthew Palmer e Richard Grenell, se cili do të jetë më i mprehtë në kërkesat karshi Beogradit.

    “I pari (Grenell) ka kërkuar që Serbia ta njohë Kosovën, ndërsa i dyti (Palmer) ka thënë që Serbia duhet të harrojë që mund të integrohet në Bashkim Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës, kanë kërkuar që të pezullojnë edhe fushatën kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës, ndërkohë Uashtingtoni nga Kosova pret pezullimin e taksës”, thuhet në këtë opinion të publikuar në gazetën sllovene “DELO”.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Është mbajtur mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës...
    Lajme23 Prill 2024
    Profesori amerikan, Edward Joseph përmes një reagimi në platformën “X” ka thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq u mund dje në Këshillin e...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti deklaroi se as nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Titletown po fillon verën me një koncert falas me këngëtaren-kantautoren Bebe Rexha për të nxjerrë në pah ekspozitën vjetore të ditëve argëtuese...
    Lajme23 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është i shqetësuar për institucionet e Kosovës pas Raportit të Departamentit...
    Vip23 Prill 2024
    Tuna Sejdiu është shfaqur duke qarë në rrjete sociale, teksa ka shkruar edhe diçka mbi postimin e saj. Por duket se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili tha se Kosova vazhdon të përballet me korrupsion serioz qeveritar, dhe se ka...
    Sport23 Prill 2024
    Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) do të ketë një tjetër kampionat të rëndësishëm e sfidues. Prej 5 deri më 12...
    Lajme23 Prill 2024
    Parlamenti Evropian të martën ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë që jetojnë në Kosovë, të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.