×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu: PDK pa asnjë dyshim del e dyta, për koalicione do të vendosim në kryesi të partisë

    FrontOnline
    27 Dhjetor 2020

    Blerta Deliu: PDK pa asnjë dyshim del e dyta, për koalicione do të vendosim në kryesi të partisë

    Deputetja e PDK’së Blerta Deliu thotë se një bashkëpunim me Nismën Socialdemokrate në zgjedhjet e ardhshme duhet të vendosë kryesia e partisë. Zyrtarja e Partisë Demokratike të Kosovës tha për Gazetën Express se PDK’ja absolutisht do të dalë e dyta në zgjedhje.

    Zgjedhjet e reja parlamentare që pritet të mbahen së shpejti do të sjellin matematikë të re të numrave në legjislaturën që do të formohet në Kuvend.

    PDK’ja në garën zgjedhore do të futet pa kreun e partisë, Kadri Veseli i cili ndodhet në Hagë si i dyshuar për krime lufte.

    Deputetja e kësaj partie Blerta Deliu tha për Gazetën Express se pozicioni i dytë për PDK’në as që do të diskutohet.

    “Unë besoj që as që diskutohet pozicioni i dytë, ne po e bëjmë garën që të kemi sukses dhe programi ynë të ketë gjithëpërfshirje të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ajo.

    Kryetari i VV’së Albin Kurti sot në fjalimin e tij në Këshillin e Përgjithshëm të partisë tha se Vetëvendosje do të marrë 2/3 e votave dhe mbi 65 deputetë.

    Deklaratë të ngjashme ka dhënë edhe zyrtari tjetër i VV’së, Besnik Bislimi i cili ishte shprehur i bindur se partia e tij do të marrë mbi 61 deputetë.

    E pyetur nëse mendon që Vetëvendosje do të fitojë mbi 61 mandate në legjislaturën e re, deputetja Blerta Deliu ka refuzuar të komentojë duke thënë se nuk ka relevancë me diskutu mbi subjektet tjera.

    “Me të thënë të drejtën as nuk e kisha komentu. Krejt çka ne jemi duke bërë që është jemi duke u angazhu në listën tonë dhe në kampanjën tonë dhe çdo subjekt tjetër besoj që nuk ka relevancë me u diskutu”, tha ajo.

    Zyrtarja e partisë demokratike tha poashtu se sa i përket koalicionit të mundshëm me Nismën Socialdemokrate, i mbetet kryesisë që të vendosë për bashkëpunim me partitë tjera.

    “Mendoj që nëse ka dakordësi dhe nëse pjeken kushtet ne e kemi thanë qëndrimin tonë për ne është e rëndësishme me qenë listë kualitetive. Kurse sa i përket lidhjes së koalicioneve i mbetet kryesisë së partisë të vendosin për çështjen e bashkëpunimit dhe përafrimit me subjektet tjera politike”, u shpreh ajo.

    Tutje deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së tha se kjo parti ka treguar konsistencë në qëndrime duke votuar ligje që kanë qenë në dobi për qytetarët e Kosovës dhe se në zgjedhje do të futen me një konsolidim të mirë partiak.

    “Absolutisht ne besojmë fuqishëm sepse jemi mirë të konsoliduar dhe besoj që kemi pasë konsistencë në qëndrime shto këtu edhe argumentin që kemi qenë faktor kryesor për miratimin e ligjeve që kanë prekë interesin qytetar gjatë këtij viti. PDK ka pasur rol proaktiv në qasjen e saj duke qenë edhe opozitë dhe duke votuar projektligjin për Riëmëkëmbjen Ekonomike si pjesën më të ndjeshme që i hap rrugë përkrahjes qytetare”, tha Deliu-Kodra.

    Zgjedhjet e reja pritet të shpallen nga u.d e Presidentit, Vjosa Osmani posa të pranojë Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

    Zgjedhet për Kuvendin e Kosovës pritet të mbahen 40 ditë nga dita e shpallje që me shumë gjasë do të jetë fundi i muajit janar ose fillimi i muajit shkurt.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutaş, do të marrë pjesë në stërvitjen e Forcave të Armatosura Serbe ‘’Whirlwind 2024’’, Peshter. Pjesëmarrja e tij...
    Lajme18 Prill 2024
    Në vazhdën e takimeve lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani...
    Lajme18 Prill 2024
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, bashkë me drejtues të Sistemit Prokurorial, Gjyqësor dhe Akademisë së Drejtësisë, gjatë ditës...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Dyzit të Podujevës. Në këtë masakër u ekzekutuan 70 gra, fëmijë...
    Lajme18 Prill 2024
    Diplomatja izraelite, Amital Perry e ka vlerësuar lartë Kosovën me rastin e pjesëmarrjes në konferencës së shkollës së Diplomacisë së Diasporës. Ajo...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, lidhur me njoftimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për rishikimin e pjesëmarrjes së Maqedonisë...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë sot homazhe për nder të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës. Me anë të një postimi...
    Lajme18 Prill 2024
    Teksa ka folur për situani e sigurisë në Ballkan, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se NATO ka shtuar trupat e...
    Lajme18 Prill 2024
    Grupi i vendeve të industrializuara (G7) duhet patjetër t’i përgjigjet sulmit të Iranit kundër Izraelit, ka thënë të enjten ministrja e Jashtme...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.