×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu: Nuk ka kuptim pjesëmarrja e Kosovës në dialog pas deklaratave të Vuçiqit

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2020

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se prania e Kosovës në dialog nuk ka kurfar kuptimi pas deklaratës së Vuçiqit se nuk do ta njoh Kosovën gjatë mandatit të tij.

    Deliu ka shkruar në Facebook se deklarimi i presidentit serb është kushtëzim i hapur ndaj dialogut.

    “Nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaron publikisht se ai nuk do ta njoh Kosovën gjatë mandatit të tij, atëherë prania e Kosovës në çfarëdo dialogu me Serbinë, nuk ka asnjë kuptim.

    Ky deklarim i presidentit serb është kushtëzim i hapur ndaj dialogut ndërkohë që gjithë kohën është proklamuar nga ndërmjetësuesit se dialogu duhet zhvilluar pa kushtëzime. Kosova nuk mund as guxon të bëhet pjesë e një procesi dialogues ku zbatohen standarde të dyfishta”, ka shkruar Deliu.

    Shkrimi i plotë:

    Nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaron publikisht se ai nuk do ta njoh Kosovën gjatë mandatit të tij, atëherë prania e Kosovës në çfarëdo dialogu me Serbinë, nuk ka asnjë kuptim.

    Ky deklarim i presidentit serb është kushtëzim i hapur ndaj dialogut ndërkohë që gjithë kohën është proklamuar nga ndërmjetësuesit se dialogu duhet zhvilluar pa kushtëzime. Kosova nuk mund as guxon të bëhet pjesë e një procesi dialogues ku zbatohen standarde të dyfishta.

    Sidoqoftë, ky reagim vlen, thjesht, sa për të sjellë ndërmend sjelljen e vazhdueshme jokorrekte të Serbisë, në raport me dialogun, sjellje e cila do te duhej të shihej si shqetësim nga ndërmjetësit e këtoj procesi. Përndryshe, Kosova do të ndjek udhëzimin për një dialog të vetëm – që epilog ka njohjen reciproke dhe të drejtën e Kosovës për t’u bërë anëtare e kombeve të lira në OKB./FrontOnline/

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vazhdimisht ka realizuar takime mjaft të rëndësishme....
    Lajme27 Shtator 2024
    Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Peter Hummelgaard, ka udhëtuar në Kosovë për të parë rindërtimin e burgut që qeveria daneze ka marrë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua dje në New York me Kryeministrin e Vanuatu, Charlot Salwai. Palët u takuan...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se me Kryeministrin Albin Kurti mund të mos e kenë qasjen e njëjtë, por se sa i...
    Lajme27 Shtator 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka krahasuar çmimet e disa artikujve ushqimor në vitin 2021 dhe 2024, duke thënë se gjithçka është më...
    Lajme27 Shtator 2024
    Është ndaluar një person në Vushtrri, pasi tek i njëjti, gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një revole. “Njësiti i hetuesisë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kosova është renditur në mesin e 14 vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurt duke ecur vetëm në rrugë gjatë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se pret që, pas formimit të institucioneve të reja evropiane dhe pas zgjedhjeve...
    Lajme27 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka njoftuar për një aksion anti-drogë që është zhvilluar sot në Pejë, ku janë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.