×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu-Kodra: PDK në zgjedhje synon vendin e parë

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2020

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se PDK-ja është shumë e përgatitur për këto zgjedhje në të cilat synon që të dalë e para.“PDK-ja në këto zgjedhje futet më e përgatitur se kurrë. Ne kemi një strukturë të jashtëzakonshme dhe të konsoliduar mirë. Puna e kryesisë me organet e partisë ka nisur të intensifikohet ku kemi takime pothuajse çdo ditë me degët dhe kemi filluar me aderimet”.

    “Ne garojmë në këto zgjedhje për vendin e parë dhe për të udhëhequr qeverinë. Sondazhet po e qesin PDK-në jashtëzakonisht mirë, pavarësisht diskutimeve që i kemi dëgjuar këtyre ditëve. Konsiderojmë së sondazhi më i mirë është vota e qytetarit dhe këtë votë e përkrahje PDK-ja do ta ketë me kontratën që do ta bëjmë me qytetarin e Kosovës – me programin e mirë që do të prekë fushat kryesore që janë beteja me pandeminë, çështjet ekonomike dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës”.

    Por, a kanë zyrtarët e PDK-së komunikim me ish-kryetarin e kësaj partie Kadri Veseli i cili po përballet me Gjykatën Speciale në Hagë?

    “Komunikimi i tij është në kohën kur Kadri Veseli e ka të lejuar që të komunikojë me familjen dhe përfaqësuesit e PDK-së. Mungesa e tij është hendikep, por PDK-ja është sfiduar jashtëzakonisht shumë në shumë procese. Një nga sfidat më të rënda ka qenë ky vit i rëndë ku është cenuar jo vetëm PDK-ja, por edhe shteti, me aktakuzat e Gjykatës Speciale për figurat më kredibile të Kosovës. Pavarësisht këtij fakti që Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe po përballen me këtë proces kjo do të na shërbejë që ne të konsolidohemi edhe më shumë. Po punojmë shumë që të ofrojmë programin më të mirë. PDK e ka shumë të nevojshme që të rikthehet për të vazhduar funksionimi i mirëfilltë i shtetit”.

    Deliu-Kodra, në Sytë 7 në Klan Kosova, e ka lënë të hapur mundësinë që PDK-ja të ketë ndonjë koalicion parazgjedhor.

    “Në fazën në të cilën jemi është ende herët që të deklarohemi, sepse nuk kemi ende datë për zgjedhje. Sapo të ketë diskutime dhe nëse do të arrijmë marrëveshje me ndonjë nga subjektet e vogla politike pa dyshim që do të qartësojmë pozicionin tonë. E rëndësishme është që ta ruajmë identitetin tonë politik dhe ta lidhim kontratën me qytetarin e Kosovës. Një vit i qëndrimit tonë në opozitë dhe konsistenca që kemi pasë nga zgjedhjet e 6 tetorit ka dëshmuar që PDK-ja nuk do të bëhet asnjëherë patericë e pushtetit”.

    A ka PDK-ja vija të kuqe për Lëvizjen Vetëvendosje, ose ndonjë parti tjetër politike?“Nuk kemi pasë vija të kuqe. Besoj që në traditën e mirë të lidershipit të PDK-së është që e kemi kuptuar saktë që vullneti i qytetarëve dhe ata qytetarë të cilët votojnë shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe ne asnjëherë nuk do të kemi vija të kuqe me partitë politike shqiptare”.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Elbert Krasniqi për grantin e performancës. Ajo i ka thënë Krasniqit që mos...
    Lajme24 Prill 2024
    Dy persona janë arrestuar nga policia sot të dyshuar për veprat penale “Dhënia e ryshfetit” dhe “Marrja e ryshfetit”. Në njoftimin e...
    Lajme24 Prill 2024
    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli tashmë deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës është deklaruar për raportet e “Freedom Houese” dhe DASH-it...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë seancë plenare e cila do të nis prej orës 10:00, raporton Front...
    Lajme24 Prill 2024
    Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte, njëri i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut dhe tjetri i “Freedom Houese”....
    Lajme24 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur një delegacion të Grupit Punues të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim, siç...
    Lajme24 Prill 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Bruksel, gjegjësisht në selinë e NATO-s. Siç ka njoftuar...
    Sport24 Prill 2024
    Ballkani ka kaluar në finale të Kupës së Kosovës, pasi eliminoi Suharekën me rezultat të përgjithshëm 3-2. Ndeshja e parë kishte përfunduar...
    Lajme24 Prill 2024
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, derisa ka komentuar dy raportet ndërkombëtare, atë të Departamentit amerikan të Shtetit dhe atë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.