×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

    FrontOnline
    27 Shtator 2024

    Delegacioni i Turqisë dhe delegacionet e shumë vendeve të tjera dolën në shenjë proteste ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të premten.

    Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, Netanyahu hyri në sallë dhe iu afrua podiumit për të folur në seancën e 79-të të asamblesë.

    Dhe siç raportojnë mediat turke, i udhëhequr nga përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në OKB, ambasadori Ahmet Yıldız, delegacioni turk u largua nga salla përpara se Netanyahu të fillonte fjalimin e tij.

    Gjithashtu, vënë në pah mediat turke, shumë delegacione të tjera iu bashkuan protestës nga përfaqësuesit e Turqisë dhe gjithashtu u larguan nga salla.

    Kritikat janë ngritur për lejimin e fjalimit në OKB nga Netanyahu, për të cilin prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare Karim Khan po kërkon një urdhër arresti për “krime lufte”. /Telegrafi/

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian ka nxitur mjaft reagime në Shkup. Opozita akuzon...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Ervin Salianji u vetëdorëzua këtë të premte në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në një prononcim...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Gjatë takimeve të kësaj jave në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara thanë se dy shtete afrikane duhet të bëhen anëtare të përhershme...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vendit të saj...
    Vip27 Shtator 2024
    Ish fituesi i ‘Big Brother VIP Kosova 2’ Lumbardh Salihu ka ndarë lajmin e trisht me ndjekësit. Ai ka njoftuar se ka...
    Sport27 Shtator 2024
    I pari i futbollit shqiptar, Armand Duka ka dhënë një intervistë për “TV Klan”, aty ku ka folur edhe për ngjarjen e...
    Lajme27 Shtator 2024
    Në sondazhin e fundit nga UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me mbi 49 për qind të mbështetjes qytetare. Kështu së paku...
    Lajme27 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme ka pasur një diskutim në Council on Foreign Relations, në New York. Në...
    Lajme27 Shtator 2024
    Sot është publikuar “Letërnjoftimi i Komunave“ nga instituti “GAP”, në të cilin raportohet për realizimin ose jo të premtimeve elektorale nga qeverisjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.