×
  • Lajme
  • Lajme

    Delegacioni presidencial në inaugurimin e Trump, Presidenca: Përcolli urimet më të mira të Osmanit e popullit të Kosovës

    FrontOnline
    22 Janar 2025

    Një delegacion presidencial, i përbërë nga Learta Hollaj, shefe e stafit të Presidentes dhe Rejhan Vuniqi, këshilltare për Politikë të  Jashtme, të shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara për nder të inaugurimit të Presidentit të 47-të, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

    Siç bëri të ditur Presidenca në një njoftim, gjatë këtyre ditëve, ata kanë marrë pjesë në: Ceremoninë e betimit të Presidentit Trump në Capitol Hill, Tubimin e mbajtur para ceremonisë së betimit në Capital One Arena, Ballon e Komandantit Suprem; Ballon Presidenciale “The Liberty Ball”, Ballon “Black Tie and Boots”, të organizuar nga Texas State Society, Midëest Galla, pritjen e organizuar nga Dr. Miriam Adelson, Tilman Fertitta, Sylvie Legere & Todd Ricketts e Mark Zuckerberg, si dhe në Shërbesën e Lutjeve Kombëtare në Ëashington National Cathedral.

    Me këtë rast, Presidenca tha se ata kanë pasur mundësinë të takohen me një sërë zyrtarësh të lartë, senatorë dhe kongresistë, si dhe këshilltarë dhe persona me ndikim nga bota e biznesit dhe sfera të tjera të interesit.

    “Gjatë këtyre aktiviteteve, ata kanë pasur mundësinë të bisedojnë me: Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, Mike Johnson; të nominuarin e Presidentit Trump për Drejtor të CIA-s, John Ratcliffe; Kongresistin dhe Kryesuesin e nënkomitetit për Evropë në Komitetin për Politika të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Keith Self; Kongresistin Chip Roy; Kongresistin Ronny Jackson; Kongresistin John Cornyn, Kongresistin Ted Cruz; Guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott; Guvernatoren e Iowa, Kim Reynolds; Ambasadorin e nominuar të Presidentit Trump në NATO, Matt Ëhitaker; Zëvendës Guvernatorin e Teksasit, Dan Patrick; Prokurorin e Përgjithshëm të Teksasit, Ken Paxton; ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg; Senatoren e Teksasit, Angela Paxton; Këshilltarin lokal, Gino Mulliqi; dhe ish-Kongresistin Jack Fields, si dhe përfaqësues të shumtë të mërgatës”, thuhet në njoftim.

    “Në të gjitha këto takime, janë përcjellë urimet më të mira për Presidentin Trump dhe administratën e re në emër të Presidentes Osmani dhe qytetarëve të Kosovës, duke konfirmuar angazhimin e Republikës së Kosovës për avancimin e mëtejshëm dhe të vazhdueshëm të raporteve bilaterale”, shtoi Presidenca.

    Në bisedat me zyrtarët amerikanë, Presidenca tha se është theksuar gjithashtu rëndësia e vizitave të ndërsjella, si dhe rëndësia e bashkëpunimit me qëllim të avancimit dhe ruajtjes së sigurisë në rajon dhe përtej.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme09 Shkurt 2025
    Analisti Ilir Deda ka shprehur shqetësimin që në Kosovë mund të ndodhë sikur në Bullgari ku kishte pasur disa zgjedhje të përgjithshme...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të festojnë pas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Festa ka nisur në Gjilan...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Sipas numërimit të votave nga Demokracia në Veprim, partia Za Slobodu Pravdu i Opstanak e Nenad Rashiqit ka arritur të sigurojë 0.6...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Ai shtoi...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për procesin zgjedhor sot. Ai tha se uron që qeveria që do...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza pritet sonte të mbajë një adresim për media, ku do të flasë para popullit mbi...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Analisti Agon Maliqi ka thënë se është skandaloze që ëeb faqja e KQZ’së nuk po funksionon. Ai shtoi se dikush në KQZ...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Web faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po ka vështirësi në funksionimin e saj. Ajo nganjëherë nuk po hapet e nganjëherë nuk...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.