Delegacioni i Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Kosovën e ka dënuar rastin e mbrëmshëm të sulmit terrorist në kanalin e Ibër Lepencit.
Në reagimin e nënshkruar nga eurodeputetët Davor Ivo Stier, kryetar i Delegacionit për Marrëdhëniet me Kosovën dhe Riho Terras, raportues i përhershëm për Kosovën, u tha se përgjegjësit duhet të dalin para përgjegjësisë dhe se për këtë thanë se i ofrojnë mbështetje Kosovës për hetim të plotë për këtë rast.
“Në emër të Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Kosovën dhe si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Kosovën, dënojmë sulmin e 29 nëntorit 2024 në infrastrukturën kritike pranë Zubin Potokut, Kosovë. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me qytetarët e Kosovës dhe mbështetjen tonë për institucionet e Kosovës në kryerjen e një hetimi të plotë për identifikimin dhe mbajtjen e para përgjegjësisë të personave përgjegjës për këtë sulm kriminal”, u tha në reagimin e nënshkruar nga eurodeputetët Davor Ivo Stier, kryetar i Delegacionit për Marrëdhëniet me Kosovën dhe Riho Terras, raportues i përhershëm për Kosovën.