×
  • Lajme
  • Lajme

    Delegacioni i KiE-së: Bojkoti i Lëvizjes Vetëvendosje ndaj mediave është i dëmshëm

    FrontOnline
    22 Janar 2025

    Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka qëndruar në Kosovë gjatë këtij muaji, në disa takime parazgjedhote me liderët e vendit, liderët partive politike, zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vëzhgues të Misionit të BE-së e të tjerë.

    Në një njoftim të publikuar të mërkurën, ky delegacion bën thirrje ndaj të gjitha palëve që të veprojnë me përgjegjësi.

    Delegacioni i Këshillit të Evropës u udhëhoq nga anëtarja austriake, Petra Bayr, derisa morën pjesë edhe Andrea Eder-Gitschthaler dhe Mehmet Akalin.

    Në fillim të komunikatës, thuhet:

    “Në përfundim të vizitës parazgjedhore në Prishtinë, një delegacion nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës përgëzoi përgatitjen e mirë për zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Kosovës pavarësisht polarizimit në rritje dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të interesuara që të veprojnë me përgjegjësi dhe gjithëpërfshirje në të mirë të popullatës”.

    Megjithatë, në komunikatë theksohet ngurrimi i disa partive, Vetëvendosjes në këtë rast pëe t’u përfshirë në debate televizive.

    Aty përmendet edhe bojkoti ndaj tri debateve politike në televizionet më të njohura në vend, veprim ky që nga anëtarët e KiE-së u konsiderua si i dëmshëm për informimin publik, sidomos të moshuarit.

    “Megjithatë, janë ngritur shqetësime në lidhje me mungesën e rregulloreve për mediat online, transparencën e pronësisë së medias, procedurën e emërimit të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Medias, si dhe ndikimin e mundshëm të dezinformatave dhe përdorimit të inteligjencës artificiale gjeneruese gjatë fushatës”.

    “Ngurrimi i disa partive politike për t’u përfshirë në debate kundërthënëse në televizion dhe bojkoti i shpallur ndaj tri stacioneve televizive të njohura nga partia në pushtet, u konsideruan të dëmshme për informimin publik, veçanërisht për të moshuarit. Delegacioni kujton se media luan një rol jetik për të siguruar që votuesit të kenë akses në informacione të ndryshme dhe të sakta, të cilat janë thelbësore për marrjen e vendimeve të informuara”.

    Zyrtarët e KiE-së kanë përmendur shqetësimet për rritjen e retorikës populiste dhe nacionaliste, si dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

    “…Megjithatë, disa bashkëbisedues ngritën shqetësime për rritjen e retorikës populiste dhe nacionaliste, si dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës përçarëse. Ata paralajmëruan se trende të tilla mund të dëmtojnë demokracinë dhe kohezionin ndëretnik dhe gjithashtu mund të ndikojnë negativisht në pjesëmarrjen e grave në zgjedhje dhe politikë, pavarësisht nga kuota gjinore në listat e partive”.

    Asambleja Parlamentare do të dërgojë një delegacion prej 20 anëtarësh për të vëzhguar zgjedhjet e nëntë shkurtit 2025./Sinjali/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Shkurt 2025
    Kryetari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla, ka folur në lidhje me refuzimin që...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, gjatë administratës së parë të Donald Trump, John Bolton u shpreh i shqetësuar për politikat që po ndjek...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj ka thënë se Kosovës I duhet lider që mer përgjegjësi e detyra, të...
    Të tjera
    Lajme13 Shkurt 2025
    Analisti Lulëzim Peci tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Televizionin Dukagjini Mehmet Krasniqi, theksoi rëndësinë e stabilitetit...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk janë duke e penguar Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje që...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë, ku u përfshinë dy automjete dhe një kamionetë dhe për pasojë...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,...
    Vip13 Shkurt 2025
    Opinionisitja e ‘Big Brother VIP Albania’ Neda Balluku kohë pas kohë është aktive në rrjete sociale. Postimet e Nedës me fëmijët janë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.