[wp-story]

Bota/Rajoni

Del shëtitje me qentë, zbulon krijesën që ka “dominuar” oqeanet për 100 milionë vite

Del shëtitje me qentë, zbulon krijesën që ka “dominuar” oqeanet për 100 milionë vite
21:04 | 17 Dhjetor 2019

Si çdo të diel, 54-vjeçari Jon Gopspill doli me dy qenushët e tij Poppy dhe Sam në bregdetin e qytezës së Stolford, në Britaninë jug-perëndimore.

Një zonë ajo ku baticat dhe zbaticat janë të dukshme, me detin që tërhiqet edhe me dhjetëra metra. Pikërisht në atë zonë që zakonisht është e mbuluar nga uji, qenushët po luanin mes tyre kur nuhatën diçka që atyre i pëlqen shumë, kocka.

Pronari i tyre u afrua dhe nuk i besonte syve. Përpara tij, forma e një krijese prehistorike gjigante, Iktiosauri (ichthyosaur), një zvarranik me trupin e një delfini dhe kokën e ngjashme me një krokodil.

Madhësia e tyre normalisht nuk kalonte 4 metrat, por disa ekzemplarë mund të arrinin edhe 25 metrat, siç dëshmojnë zbulimet e kryera vitin e kaluar jo larg nga Stolford.

Kjo specie u zhduk rreth 70 milionë vite më parë, pasi ka dominuar oqeanet për të paktën 100 milionë vite, duke rivalizuar me dinozaurët e ujit, si për shembull plesiosaurët.

Nuk i besoja syve, është e ruajtur në mënyrë fantastike, gati për një muze”, deklaroi Jon Godspill, qentë e të cilit tij kanë merituar shëtitje të tjera pafund.


Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera