[wp-story]

Bota/Rajoni

Del Dokumenti i ri/Ja kush ia dhuroi Lulzim Bashës ‘MERCEDES-in’ luksoz me vlerë rreth 215.000 €

Del Dokumenti i ri/Ja kush ia dhuroi Lulzim Bashës ‘MERCEDES-in’ luksoz me vlerë rreth 215.000 €
16:33 | 06 Tetor 2020

Prej ditësh kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla kanë akuzuar kreun e PD, Lulzim Basha se ka përfituar një makinë tip “Mercedes Benz S350’ nga kompania ‘Viktoria Invest’ vetëm për të mbyllur protestën e “Astirit”.

Kjo kompani ishte ngarkuar për të bërë punimet në segmentin e Unazës së Re, punime për të cilat opozita doli në protestë së bashku me banorët e “Astirit” dhe i kundërshtoi.

Por si për çudi, sipas Ballës, Lulzim Basha e mbylli protestën menjëherë sapo mori dhuratë makinën luksoze, e cila ka një vlerë rreth 215 mijë euro.

Por, çështja nuk mbaron me kaq. Nga një dokument i siguruar, dhe pikërisht Leja e Qarkullimit të makinës, vërtetohet se makina Mercedes Benz, Tipi: 221, Modeli: S 350, Nr. VIN: WDD2211581A293860, dhe me targë AA 111 EN, më së pari ka ndërruar targë dhe ajo rezulton në Elbasan dhe jo në Durrës siç deklaron Lulzim Basha. Targa e mëparshme ka qenë EL 3870 C, pra e regjistruar në Elbasan.

120997568_1283890475284100_6707211849776216718_n.jpg

120955160_810328973102938_5031069761193292832_n.jpg

120773490_252677109502198_1375812653111900356_n.jpg

120773490_252677109502198_1375812653111900356_n.jpg

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera