×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklaruan që Zemaj i quajti “rrugaçë”, dy nga inspektorët ministri i çon në komision disiplinor

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Nga Ministria e Shëndetësisë kanë reaguar pas pretendimeve të Inspektorëve Shëndetësor se ministri Armend Zemaj i ka fyer dhe i ka dëbuar nga zyra disa nga ta.

    Nga zyra e Zemajt sqarojnë se ministri nuk ka planifikuar sot asnjë takim me këta të fundit dhe se nuk i ka fyer në asnjë moment asnjërin nga ta.

    Ndër tjerash ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj i ka kërkuar u.d. Kryeinspektores Nora Krasniqi që t’i denoncojë në Komisionin Disiplinor dy inspektorët e Inspektoratit Shëndetësor Dr. Nysret Kuleta dhe Dr. Bashki

    “E vërteta është se në orët e mëngjesit të ditës së sotme, derisa Ministri Zemaj po kryente punët

    e tij të rregullta dhe kishte palë të tjera të caktuara për takime, dy inspektorë shëndetësor

    (N.K. dhe B.V), duke keqpërdorur kartën e identifikimit të Inspektoratit Shëndetësor, pa

    paralajmërim të Kabinetit nga Kryeinspektorja të cilës i përgjigjen, kanë ardhur te Kabineti i

    Ministrit duke e penguar në punë drejtpërdrejt Ministrin, me kërkesa për pagesë të 300

    eurove, të cilat ata i kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Tutje nga MSH deklarojnë se këtë shkelje të hierarkisë dhe përgjegjësive në punë dhe ndërhyrjen e tyre në punën e Ministrit, Ministri Zemaj e ka denoncuar tek Kryeinspektorja me qëllim të marrjes së masave

    disiplinore sipas Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor.

    Për informacion të publikut, njëri prej këtyre dy inspektorëve gjatë kohës së pandemisë ka

    qenë i liruar nga puna për arsye shëndetësore dhe nuk ka kryer asnjë inspektim lidhur me

    Covid-19.

    Ndërsa, sa i përket mos-përfshirjes së inspektorëve shëndetësor në shtesën prej 300 eurove,

    sipas Ligjit për Shëndetësisë dhe Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, Inspektorati

    Shëndetësor është organ administrativ i MSh-së, ndërsa inspektorët nuk janë të klasifikuar në

    mesin e profesionistëve shëndetësorë.

    Megjithëkëtë, Express sot raportoi se si 12 punëtor të Inspektoratit Shëndetësor i shkuan sot në zyrë ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt. Nga ai kërkonin që të diskutonin rreth përfshirjes së Inspektorëve Shëndetësor në Pakon e Qeverisë, rrjedhimisht që të jenë përfitues së 300 eurove. Por këta të fundit po deklarojnë se me fjalë fyese u detyruan që të largohen nga zyra e Zemajt. Thonë se vet ky i fundit i ka quajtur ata ‘rrugaçëq’. Madje njërin nga këta inspektor, ata thonë se Zemaj e ka kapur për krahu, shkruan Express.

    Grupi prej rreth 12 inspektorëve kanë deklaruar për Express se sot vendosën ta takojnë ministrin pasi kërkesën e tyre të adresuar me shkrim para disa ditësh, si dhe një takim që kishin pasur me shefin e kabinetit Bersant Beka, nuk kishin marr asnjë përgjigje.

    “Sot vendosëm t’i drejtohemi me një takim ministrit Zemaj për ta informuar drejtpërsëdrejti me situatën, i cili nuk gjeti mirëkuptim për këtë duke iu drejtuar të gjithë inspektorëve si ‘rrugaçë’ që doni të shantazhoni, dhe pastaj duke kapur për krahu përfaqësuesin tonë të zgjedhur dhe duke i kërcënuar dy përfaqësuesit B.V. dhe N.K. se sot do t’iu jepen vendimet për lagim nga puna. Poashtu urdhëroi të lëshojmë të gjithë objektin e ministrisë për 2 minuta”, kanë deklaruar grupi i inspektorëve për Express.

    Për këtë arsye inspektorët shëndetësorë kanë deklaruar se punën e tyre nga sot do ta vazhdojnë në zyre, por jo edhe në terren për inspektime, përderisa nuk merret parasyshë kërkesa e tyre nga Qeveria e Kosovës.

    Inspektorët shëndetësorë për të njëjtën kërkesë i ishin drejtuar Zemajt me shkrim me datën 14 gusht, ndërsa më datën 14 tetor kishin mbajtur edhe një takim me shefin e kabinetit të Zemajt Bersant Beka, por nuk kishin marr asnjë përgjigje nga ta.

    Grupi i inspektorëve kanë deklaruar se gjatë punës së tyre të përdishme gjatë pandemisë kanë qenë të ekspozuar ndaj rrezikut të infeksionit me Covid-19. Ata kanë thënë se nga data 16 mars deri më 13 tetor kanë kryer gjithsej 544 inspektime në institucionet shëndetësore të cilat kanë pasur si qëllim inspektime për Covid-19.

    “Të prekur me Covid-19 në ISH kanë qenë 50 për qind e stafit të cilët janë infektuar gjatë kryerjes së detyrave të punës, por përkundër kësaj ISH nuk është përfshirë në pakon emergjente”, thuhet në deklaratën e tyre.

    Inspektorët shëndetësor sot kanë marr për detyrë inspektimin e Klinikës Infektive, Klinikës së Pulmologjisë, Mjekimin Intensiv si dhe Spitalin e Vushtrrisë. Kërkesa e tyre është që pagesa shtesë prej 300 euro të bëhet në mënyrë retroaktive.

    Grupi i përbërë nga inspektorët Dr. Fakete Hoxha-Haziri, Dr. Advije Mala, Dr. Ajla Zymber Çeshko, Dr. Bashkim Vatovci, Dr. Diana Shehu-Devaja, Dr. Labinot Zeqiri, Dr. Arbnora Mehmeti, Dr. Nora Kursani-Demjaha, Dr. Nysret Kuleta, Dr. Shemsi Bushi, Dr. Hikmete Blakqori, Dr. Majlinda Jusufi dhe Elvira Shyti-Kasapolli, janë punonjësit e ISH-së të nënshkruar në kërkesën e tyre për përfshirje në pakon emergjente.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton për Front Online se janë regjistruar 21 raste me Pertusis apo ndryshe siç njihet...
    Lajme25 Prill 2024
    Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pas një përleshjeje mes disa personave. Sipas Policisë rasti...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi të...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi...
    Lajme25 Prill 2024
    Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presidentin e vendit. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pritet të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së,...
    Lajme25 Prill 2024
    Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban mot i vranët dhe vende-vende...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.