×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se e quajti putë Nënë Terezën dhe iu gëzua dëmtimit të shtatores së saj

    FrontOnline
    09 Qershor 2023

    Të premten, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Noli Zhita është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën për nxitje të urrejtjes.

    “Jam plotësisht i pafajshëm”, tha i akuzuari Zhita.

    Zhita po akuzohet se në vitin 2014, në cilësinë e anëtarit të kryesisë nga Forumi i të Rinjve Mysliman ka publikuar një artikull në të cilën kishte shprehur gëzimin për dëmtimin e shtatores së “Nënës Terezë” në Mitrovicë, duke e quajtur atë “puta”. Sipas fjalorit, puta e ka kuptimin e idhullit.

    Paraprakisht, gjykatësi i rastit Eroll Gashi deklaroi se në seancën e kaluar ishte lexuar aktakuza dhe i akuzuari Zhita ishte njoftuar me të drejtat e tij, e po ashtu të njëjtit i ishte caktuar mbrojtës sipas detyrës zyrtare, avokatja Saranda Keqekolla-Sadiku.

    Mirëpo, në këtë seancë, i akuzuari Zhita deklaroi se nuk dëshiron të përfaqësohet nga asnjë avokat dhe lidhur me këtë gjykatësi Gashi në bazë të nenit 56 paragrafi 5 të Kodit të Ri të Procedurës Penale mori aktvendim me të cilin avokaten e caktuar sipas detyrës zyrtare Keqekolla-Sadiku, e shpalli “avokat në gatishmëri”.

    E meqenëse i akuzuari Zhita u deklarua i pafajshëm, gjykata e ka njoftuar atë me të drejtën se brenda afatit ligjor prej 30 ditësh mund të paraqes kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

    Gjykatësi Gashi tha se, lidhur me kërkesat eventuale nuk do të mbahet shqyrtimi i dytë, por për to gjykata do të vendosë jashtë seance.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 17 shtator 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Noli Zhita po akuzohet se më 21 janar të vitit 2014, në cilësinë e anëtarit të kryesisë nga Forumi i të Rinjve Mysliman – FRM (LISBA) ka publikuar një artikull- komunikatë, në të cilën kishte shprehur gëzimin për dëmtimin e shtatores së “Nënës Terezë” në Mitrovicë, e cila kishte ndodhur më parë, dhe “ishte lutur që në Kosovë të gjitha putat e Terezës të rrëzohen dhe të fundosen sikur në Ukrainë që është rrëzuar puta e Leninit pak javë më parë”.

    Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se i njëjti në artikullin e tij kishte shkruar se “FRM i përkujton publikut shqiptar që në Shqipëri në vitin 2005 qytetarët trima të Shkodrës rrëzuan në mënyrë publike putën e Terezës që Jozefina Topalli kërkonte ta vendoste në hyrje të Shkodrës”.

    E me këtë, Zhita po akuzohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” nga neni 147 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet./BetimipërDrejtësi

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregulloren e Ndihmës Juridike të DHSK-së, në rastin gjyqësor ‘Januzi dhe të...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë për Ekonomia Online se mundësia që të arrihet një marrëveshje për...
    Kronika25 Prill 2024
    Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i Serbisë dhe tjetri i Republikës se Kosovës, nën dyshimin...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti është duke mbajtur një fjalim sot në një organizim të fondacionit Bertelsmann Stiftung mbi temën e kërkesës së Kosovës...
    Lajme25 Prill 2024
    Një fjalim i përfaqësuesi i Sllovenisë në OKB Samuel Zbogar (ish- shef i zyrës së BE’së në Kosovë) në seancën e Këshillit...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se personi që u godit me veturë për vdekje qëllimshëm nga një person tjetër, ishte shtetas...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skenderaj. Policia është duke e hetuar rastin. “Skenderaj / 23.04.2024-15:00. Ankuesi...
    Lajme25 Prill 2024
    Është raportuar i zhdukur një burrë në Ferizaj. Sipas policisë, ai ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. “Ferizaj 23.04.2024...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nga Bashkimi Demokratik për Integrim, partia më e madhe e shqiptarëve në RMV, është tallur me koalicionin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.