×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarohet i pafajshëm i akuzuari që qëlloi kushëririn e tij me shtatë plumba në Pejë

    FrontOnline
    29 Mars 2023

    Janifer Gashi i cili po dyshohet për vrasjen e kushëririt të tij në fshatin Kryeshec të Pejës, I.G., është deklaruar i pafajshëm për vrasje, ndërsa ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje, por që iu refuzua nga Gjykatë Themelore e Pejës.

    Deklarimin rreth fajësisë e bëri i akuzuari Gashi, në seancën fillestare të së mërkurës në Gjykatën Themelore në Pejë, ku për dy veprat e para u deklarua i pafajshëm, kurse për veprën e tretë armëmbajtje pa leje, e pranoi fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Fillimisht pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit Agron Galani, i akuzuari Gashi, u deklarua i pafajshëm përballë akuzave për vrasje të rëndë dhe lëndim i lehtë trupor, kurse për veprën e tretë deklaroi se e ka mbajtur armën dhe pranon fajësinë për të.

    Lidhur me pranimin e fajësisë për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, u pajtua prokurori Galani, ku sipas tij, një pranim i tillë ka mbështetje edhe në shkresat e lëndës.

    Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Gashi, avokati Jeton Osmani, sa i përket pranimit të fajësisë për veprën penale të dispozitivit të tretë e pranoi dhe e mbështetë të njëjtën pasi që ishin konsultuar mjaftueshëm për pasojat dhe benefitet me pranimin e fajësisë.

    Por, ky pranim u refuzua nga ana e gjyqtarit Shaqë Curri, me arsyetim që veprat penale nga dispozitivi tretë siç është përshkruar në akuzë ndërlidhet edhe me dispozitivin e parë dhe të dytë dhe pasi që i akuzuari nuk e pranoi fajësinë për dy veprat e lartcekura për këtë arsye e refuzoi atë.

    Pasi që për dy veprat e para i njëjti ishte deklaruar i pafajshëm, gjyqtari Curri, e njoftoi se në afat prej 30 ditësh kanë të drejtën të bëjnë kërkesë për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria e Pejës, me 13 mars 2023, po e ngarkon të akuzuarin Janifer Gashi, që me 28 qershor 2022, rreth orës 21:04 min, në fshatin Kryshec, Komuna e Pejës, para lokalit “Shelnja” për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme në mes të pandehurit dhe tani të ndjerit I.G, me dashje ka privuar tani të ndjerin I.G, si dhe me ç’rast me dashje i shkakton lëndim të lehtë trupor të dëmtuarit Flakërim Gashi dhe po ashtu me dashje ka rrezikuar edhe jetën e tani të dëmtuarve Zekë, Denis, Lirim dhe Fetë Gashi.

    Sipas aktakuzës, pasi që i akuzuari me veturën e tij kishte shkuar në vendin e ngjarjes, tek lokali “Shelnja”, zbret nga vetura dhe nga një distancë prej afro një ose dy metrave i drejtohet tani të ndjerit, i cili në atë moment ishte ulur në tavolinë me të dëmtuarit e tjerë, dhe me fjalët “a më thirre ti në telefon”, dhe pas përgjigjes së të ndjerit “unë as nuk të thirra, as së kam numrin tënd”, i akuzuari Janifer nga brezi nxjerrë pistoletën e llojit M-57, kalibrit 7.62m.m, bënë dy, tre hapa mbas dhe nga një distancë prej dy-tre metrave shtënë pesë herë në drejtim të tani të ndjerit I. dhe të dëmtuarve, duke e goditur tani të ndjerin I. me katër predha në pjesën e abdomenit e të cilat lendimë kanë qenë të rrezikshme për jetën e tani të ndjerit, e ku ky i fundit pas lëndimeve vdes në QKUK me 5 korrik 2022.

    Sipas aktakuzës thuhet se me këtë ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 173 pika 1.5 të KPRK-së.

    Në dispozitivin e dytë i akuzuari Gashi, ngarkohet se sipas përshkrimit të ngjarjes së lartcekur, me dashje i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit Flakërim Gashi, ku pas goditjeve të cilat pësoi i ndjeri I.G, po ashtu me një predhë godet të dëmtuarin Flakërim Gashin, në regjionin e kërcirit të djathtë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore si dhe duke i rrezikuar edhe jetën e të dëmtuarve të tjerë.

    Sipas aktakuzës, për këtë thuhet se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, nga neni 185 par.2 lidhur me par.1 pika 1.1 të KPRK-së.

    Gjithashtu në dispozitivin e tretë, i akuzuari Gashi, ngarkohet se në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me Ligjin mbi armë, ka mbajtur në pronësi dhe kontroll një pistoletë të llojit M-57, prodhim S.F.R.J. kalibrit 7.62 m.m, me numer serik TK-242268 se bashku me një karikatorë dhe shtatë fishekë të cal.7.62×25 m.m, me të cilën armë ditën kritike kishte shtënë pesë herë në drejtim të tani të ndjerit I.G.

    Me këtë rast thuhet i njëjti ngarkohet se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par/1 të KPRK-së.

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Në përvjetorin e 25-të të masakrës së kryer në Podujevë nga njësiti serb “Skorpionët”, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te varrezat e...
    Lajme28 Mars 2024
    Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës. Gjatë bastisjeve në këto...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli ka folur nëse Bedri Hamza ka mundësi ta mposhtë Albin Kurtin.Por, sipas Humolli garat duhet të bëhen...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Partia Demokratike e Kosovës tanimë ka propozuar 9 Qershorin, si datë për zgjedhje të parakohshme në vend. Shefi i grupit parlamentar të...
    Vip28 Mars 2024
    Këngëtari dhe moderatori, Robert Berisha ka treguar aftësi edhe si fermer shumë i mirë. Ai së fundi është bërë pjesë e “Ferma...
    Lajme28 Mars 2024
    Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për tenderët njëburimorë. Në sallë ishin të...
    Opinione28 Mars 2024
    Nga: Albert Prenkaj Situata e re e krijuar me inkursionin ushtarak rus në Ukrainë dhe mundësia e derdhjes së konfliktit në Ballkan...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u godit nga një tërmet i fortë. Sipas njoftimit...
    Vip28 Mars 2024
    Aludimet se banorët e BBV3 komunikojnë me të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës. Para pak kohësh, një video virale...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.