×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për pjesëmarrje në grupe terroriste në Siri

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    I akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), se gjatë vitit 2013 kishte shkuar në Siri për ushtrime ushtarake me qëllim që t’i bashkëngjitet grupeve terroriste, Nuredin Sylejmani, u deklarua i pafajshëm në seancën e mbajtur të premten, për këtë rast.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 5 gusht 2020, nga prokurorja speciale Fikrije Fejzullahu, ai po akuzohet se në mars të vitit 2013, përmes Turqisë kishte shkuar në qytetin Idlib në Siri ku ishte takuar edhe me shqiptarë të tjerë, me të cilët edhe kishte kryer ushtrime ushtarake me qellim që pastaj të kthehen në luftime për organizatën terroriste, Al Nusra. Sipas aktakuzës, grupi Al Nusra ishte njohur më vonë edhe si ISIS, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Mirëpo, këtë akuzë i akuzuari Sylejmani e mohoi në shqyrtimin fillestar që u mbajt para gjyqtarit Valon Kurtaj, menjëherë pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Fejzullahu.

    I njëjti ishte mbrojtur në heshtje gjatë marrjes në pyetje në polici dhe prokurori.

    Pasi deklarimit të të akuzuarit, gjyqtari Kurtaj e njoftoi të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij, avokatin Asdren Bytyqi, se brenda afatit ligjor mund të paraqesin kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 5 gusht 2020, kishte ngritur aktakuzë ndaj Nuredin Sylejmanit.

    Sipas aktakuzës, Sylejmani me qëllim të bashkëngjitjes organizatave terroriste, në mars të vitit 2013, me dashje dhe vetëdije të plotë ishte larguar nga Kosova për në Stamboll të Turqisë bashkë me të dyshuarin Hamza Hyseni, i cili gjendet në arrati si dhe disa persona tjerë.

    Të njëjtit, sipas aktakuzës, kishin shkuar në qytetin Idlib në Siri ku ishin takuar edhe me shqiptarë të tjerë dhe të gjithë kishin filluar ushtrimet ushtarake me qëllim që të kthehen në luftime në kuadër të organizatës terroriste Al Nusra e cila më vonë, siç theksohet në aktakuzë, ishte njohur më vonë si ISIS dhe e cila ishte shpallur organizatë terroriste nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

    Më 23 mars 2013, vazhdon aktakuza, i akuzuari ishte kthyer në Kosovë ndërsa të gjitha shpenzimet e udhëtimi për vete dhe për të tjerët, i kishte mbuluar vet i akuzuari.

    Me këtë, PSRK e ngarkon Sylejmanin se ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143, par 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Ndryshe, Sylejmani, ishte dënuar më gjashtë vjet burgim e 1800 euro gjobë, për veprat penale të armëmbajtjes pa leje dhe për sulm ndaj dy shtetaseve amerikane në një rast tjetër ku akuzohej nga PSRK. Këtë dënim të shqiptuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte vërtetuar pastaj edhe Gjykata e Apelit.

    Në po të njëjtin rast, Sylejmani akuzohej edhe për lehtësim në kryerjen e veprave terroriste, mirëpo, pasi fillimisht ishte liruar nga kjo akuzë nga shkalla e parë, rasti ishte kthyer pastaj në rigjykim nga Apeli pas ankesës së PSRK-së.

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Lajme24 Prill 2024
    Kandidati nga Fronti Evropian, Bujar Osmani ka mposhtur në zgjedhjet për president kandidatin e koalicionit VLEN, Arben Taravarin. Sipas rezultateteve preliminare të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Maqedoninë e Veriut është duke u bërë numërimi i votave, ku nga numërimet e para ka dalë që në nivel vendi,...
    Lajme24 Prill 2024
    Pas publikimit të rezultateve të para, BDI ka nisur festë në Tetovë. Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, shihen simpatizantët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.