Gruaja e Stefan Nedeljkoviq njëri ka terroristët e vrarë ka folur për herë të parë pas ngjarjes së të dielës:
Ajo tha se ende pret që dikush ta zgjojë nga ky makth. Do të pres mëngjesin. Nuk do të jem patetike, e di që nuk të pëlqen. Deri në momentin e fundit shpresoja që ti të dilje fitues nga ai pyll. Sepse ky je ti, superheroi ynë përgjithmonë, me një buzëqeshje që ua ndriçoi ditën të gjithëve. Ti ishe njeriu më trim që njoh, me zemrën më të madhe që nuk la askënd as në luftën për jetën e vet dhe që të solli deri në fund të rrugëtimit tonë tokësor – ka shkruar gruaja e terroristit të vrarë në rrjetin social Instagram.
Do të jesh gjithmonë babi më i mirë në botë dhe do t’i jetosh në çdo sekondë, çdo minutë dhe orë. Zoti ju dhëntë mbretërinë e qiejve. Engjëjt të të mbrojnë, dhe ti të mbrosh tri mrekullitë tona dhe mua nga lart dhe na jep vetëm një fraksion të forcës që zotëroje… Ne të duam dhe do të jetosh sa të rrahë zemra jonë, ka shkruajtur me tej gruaja e terroristit të vrarë./FrontOnline/