×
  • Opinione
  • Opinione

    Deklaratat e LVV-së për komisionet hetimore, përpjekje për të fshehur sabotimin e hetimeve mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin

    Hisen Berisha
    11 Nëntor 2024

    Nga Hisen Berisha:

    Deklaratat e përfawësuesve të LVV lidhur me hetimin parlamentar për blerjen e teksteve shkollorr etj, janë një përpjekje për të kamufluar sabotimin sistematik që ata dhe partia e tyre i kanë bërë të gjitha komisioneve hetimore parlamentare, veçanërisht për çështjet që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

    Sabotimet e tyre përfshijnë afera madhore, si manipulimet në menaxhimin e rezervave shtetërore, abuzimet në sektorin e energjisë, dhe ndërhyrjet në politikën e jashtme. Për më tepër, ata kanë penguar seancat e jashtëzakonshme për hetimin e përgjimeve dhe komunikimeve të fshehta me Serbinë, duke ndihmuar koordinimin e politikës qeveritare dhe të agjendës ligjore me Beogradin përmes individëve në listën e zezë të SHBA-së.

    Këto përpjekje për sabotim shtrihen edhe në fushën e sigurisë, ku kanë minuar funksionimin e shërbimeve logjistike në ushtri dhe kanë ndikuar në çështje të tjera të rëndësishme të qeverisjes, duke dëmtuar rëndë institucionet dhe zhvillimin e vendit. Ndërkohë, Komisioni Hetimor për Tekste Shkollore vazhdon të punojë në përputhje të plotë me Ligjin për Hetim Parlamentar, dhe jo me Rregulloren e Kuvendit, siç pretendojnë këta përfaqësues.

    Në vend që të dezinformojnë publikun dhe të hedhin akuza të pabaza, përfaqësuesit e LVV-së duhet të japin llogari për sabotimet e tyre të vazhdueshme dhe për përpjekjet për të devijuar vëmendjen nga keqqeverisja e tyre dhe dështimet e shumta në menaxhimin e çështjeve të rëndësishme për Kosovën.

    Për më tepë, besueshmëria e këtyre zyrtarëve është seriozisht e cenueshme. Mbi këta zyrtarë rendojnë vepra për të cilat edhe janë denuar, si krimi i organizuar dhe korrupsion në procesin e akreditimit të programeve mësimore dhe studimore. Përfshirja në çështje të tjera që kanë vënë në dyshim integritetin moral e profesional, për çka janë trajtuar nga Policia për abuzim të substancave që ulin aftësitë e vlerësimit të zakonshëm, veçanërisht në situata që kërkojnë një qëndrim të matur dhe profesional.

    Nga Rubrika
    Opinione06 Shkurt 2025
    Shkruan: Bekim Çollaku Shtetet perëndimore kanë investuar shumë për ta instaluar Kurtin në pushtet. Në shërbim të këtij qëllimi, duke izoluar qytetarët...
    Opinione05 Shkurt 2025
    Nga Baton Haxhiu Midis Mashtrimeve të Kurtit dhe Ultimatumit të Grenellit: Çfarë Duhet të Bëjë Kosova? Nuk më kanë pëlqyer kurrë gënjeshtrat...
    Opinione05 Shkurt 2025
    Diaspora shqiptare ka qenë gjithmonë zemra e kauzave kombëtare. Nga financimi i luftës për lirinë e Kosovës deri te ndihma për rindërtimin...
    Të tjera
    Vip06 Shkurt 2025
    Një debat i fortë mes Jozit dhe Gjestit ka shpërthyer pas përfundimit të spektaklit të së martës, kur Jozi e ofendoi rëndë...
    Lajme06 Shkurt 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO) kanë publikuar të enjten raportin “Integriteti i kandidatëve, sundimi...
    Zgjedhjet 202506 Shkurt 2025
    Kandidati për deputet nga LDK, Hysen Çekaj, ka theksuar rëndësinë e mërgatës kosovare në procesin politik, duke e cilësuar angazhimin e saj...
    Bota/Rajoni06 Shkurt 2025
    Drejtuesit demokratë në Kongres paralajmëruan Presidentin Donald Trump këtë javë se do të shfrytëzojnë bisedimet e ardhshme mbi buxhetin federal si një...
    Lajme06 Shkurt 2025
    Një ndërhyrje e rëndë dhe e paprecedentë në procesin zgjedhor ka tronditur Komisionin Qendror Zgjedhor. Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj,...
    Bota/Rajoni06 Shkurt 2025
    Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile ka vendosur që bashkia e Thirës në Greqi, të vendoset në gjendje të jashtëzakonshme për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.