×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarata për bashkimin e Kosovës me Serbinë, Vuçiqi i reagon Kurtit

    FrontOnline
    22 Nëntor 2021

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar për deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili tha të shtunën se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë në një referendum paqësor e demokratik.

    “Unë as që kam reaguar. E lamë një ditë dhe më pas reagoi Ana (Bërnabiq)… Këtu nuk bëhet fjalë për një ambasador, por për të ashtuquajturin kryeministër që kërcënon me bashkimin me Shqipërinë”, tha Vuçiq.

    Ai pyeti se çfarë do të kishte ndodhur sikur ai të kishte thënë diçka të ngjashme, duke përmendur reagimin që sipas tij do ta bënte komuniteti ndërkombëtar.

    “A do të më varnin në Washington apo në Bruksel?”, tha Vuçiqi me ironi.

    “Idetë për Shqipërinë e Madhe nuk shkaktojnë shqetësim në BE… Viola von Cramon mendon se mund t’iu “shesë mend” të gjithëve dhe flet për gjithçka që po ndodh në Serbi. Edhe pse është e ngarkuar për Kosovën, nuk i ka shkuar ndërmend t’i kritikojë deklaratat e Albin Kurtit, kur është fjala për hegjemoninë shqiptaromadhe, kjo është e zakonshme për ta… Ky është vetëm fillimi, ne do të kemi edhe shumë probleme… Çfarëdo që të bëjë Serbia, nga vetëmbrojtja politike, ata kurrë nuk do të jenë të lumtur”, ka thënë Vuçiqi.

    Kryeministri Kurti të shtunën tha për revistën britanike “Monocle” se do të votonte pro në një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Gjithsesi, ai përsëriti se referendumi do të duhej të bëhej në mënyrë paqësore e demokratike.

    “Në të ardhmen nëse do të prezentohej si një referendum demokratik në mënyrë paqësore do të votoja pro, por e përsëris prap, vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike”, ka thënë Kurti.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, ka thënë se zhvillimi ekonomik i Kosovës, është thelbësor, dhe sipas saj që nga shpallja...
    Lajme19 Korrik 2024
    Bekë Berisha, kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes thotë për “Front Online” se rasti i vrasjes së policit serb,...
    Lajme19 Korrik 2024
    Zëvendëskryeministri serb dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq deklaroi sot se një polic është vrarë në orët e para të...
    Të tjera
    Lajme18 Korrik 2024
    Franca nuk dëshiron konfrontime të reja në veri e të cilat mund të lindin lidhur me çështjen e hapjes së urës së...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Ish-ambasadorin amerikan Gjermani dhe ish- i dërguar i SHBA-së për Ballkanin, Richard Grenell, ka një shans të mirë për t'u bërë Sekretar...
    Lifestyle18 Korrik 2024
    Pirja e kafesë është një ritual i përditshëm për shumicën e njerëzve. Megjithatë, ekzistojnë dy arsye pse duhet të bëni kujdes kur...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Kai Trump, mbesa adoleshente e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, bëri një paraqitje të papritur në Konventën Kombëtare Republikane më 17 korrik,...
    Lajme18 Korrik 2024
    Aviacioni i SHBA-së nga Komanda Rajonale në Lindje e Forcave Kosovare të udhëhequr nga NATO ka ndihmuar sot Departamentin e Zjarrfikësve të...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, privatisht ka shprehur shqetësime te demokratët lidhur me kandidaturën e presidentit Joe Biden, dhe Nancy Pelosi privatisht e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.