×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Deklarata e përsëritur e Presidentit Trump për Groenlandën nxit shqetësime dhe debat

    FrontOnline
    22 Janar 2025

    Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti deklaratën se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin kontrollin e Groenlandës nga Danimarka. Ai e cilësoi një gjë të tillë si të nevojshme për sigurinë ndërkombëtare.

    Kjo deklaratë raportohet se ka ngritur shqetësim në mes të popullsisë së vogël të ishullit.

    E mbuluar nga akulli dhe me stuhi të shpeshta, Groenlanda është në sezonin e dimrit të Arktikut. Megjithatë, sytë e botës po i kushtojnë vëmendje.

    Donald Trump Jr, djali i presidentit, së fundmi shkoi në kryeqytetin Nuuk në përpjekje për të siguruar mbështetje për idenë e të atit, në një vizitë që zgjati vetëm disa orë.

    Gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, disa orë pas inaugurimit, Trump përsëriti qëndrimin se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin kontrollin e Groenlandës.

    “Djali im dhe zyrtarët e mi shkuan atje para dy javësh dhe ata na duan. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Groenlanda është e nevojshme. Jo për ne. Është e nevojshme për sigurinë ndërkombëtare”, tha Trump.

    Popullsia e ishullit prej 57,000 banorësh gëzon një shkallë të lartë autonomie. Qeveria e Groenlandës ka një mesazh të thjeshtë për botën.

    “Ne nuk jemi mall, nuk jemi në shitje”, tha ministrja e qeverisë së Groenlandës Naaja Nathanielsen.

    Presidenti Trump nuk e ka përjashtuar përdorimin e trysnisë ekonomike ose ushtarake për të marrë Groenlandën nën kontroll dhe komentet e tij alarmuan aleatët evropianë.

    Megjithatë, Groenlanda thotë se mund të gjejë gjuhë të përbashkët me Uashingtonin.

    “Nëse shihni përtej retorikës, dëgjoj dy mesazhe nga Shtetet e Bashkuara: Njëra është nevoja për të patur parasysh aspektin e sigurisë kombëtare dhe ne jemi plotësisht dakord me mesazhin amerikan në atë pikë. Mesazhi tjetër që dëgjoj është, ne duam të përfshihemi më shumë në sektorin mineral të Groenlandës. Kjo është sikur të trokisni në një derë të hapur”, tha ministrja Nathanielsen.

    Groenlanda do të mbajë zgjedhjet jo më vonë se në muajin prill. Qeveria dëshiron të mbajë njëkohësisht një referendum për pavarësinë nga Danimarka, raporton VOA.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Shkurt 2025
    FBI-ja ka njoftuar të martën se ka zbuluar 2,400 dokumente të reja lidhur me vrasjen e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy dhe...
    Bota/Rajoni12 Shkurt 2025
    Presidenti Donald Trump përsëriti deklaratën për planin e tij që Shtetet e Bashkuara të marrin kontrollin e Gazës dhe për zhvendosjen e...
    Bota/Rajoni11 Shkurt 2025
    Të paktën 12 persona janë lënduar, njëri prej tyre në rrezik për jetën, pasi një tren i shpejtë ICE është përplasur me...
    Të tjera
    Lajme12 Shkurt 2025
    Përfaqësuesi ligjor i kompanisë CACTTUS, Arianit Koci, ka thënë se kjo kompani është kontraktuar nga OSBE-ja për ta zhvilluar Aplikacionin Softuerik për...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Në lagjen "Toska" në fshatin Komogllavë të Ferizajt një punëtori e mobileve dhe një shtëpi  janë kapluar nga zjarri. Lajmin për Front...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Italia dëshiron që vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen me bllokun e Bashkimit Evropian para vitit 2030. “Ne jemi pro pranimit të...
    Bota/Rajoni11 Shkurt 2025
    Të paktën 12 persona janë lënduar, njëri prej tyre në rrezik për jetën, pasi një tren i shpejtë ICE është përplasur me...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës, VV’ja prin në 21...
    Lajme11 Shkurt 2025
    Emisari special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen është takuar me ndihmës sekretarin për operacionet të NATO’s, Tom Goffus. Në një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.