×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarata e Pavarësisë së Kosovës vendoset në zyrën e kryetarit të komunes arbëreshe në Kalabri të Italisë

    FrontOnline
    20 Nëntor 2023

    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, po qëndron që disa ditë në Kalabri të Italisë, ku po takon shumë arbëreshë.

    Në një postim të tij të fundit në Facebook, deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka shkruar për një vizitë të sotme që e bëri bashkë me Elmi Reçicën, në Komunën e San Demetrio Corone, apo shqip Shën Mitrit.

    Përmes këtij postimi dhe përmes një videoje ai ka treguar nga atje se ka vizituar këtë komunë dhe aty ka parë Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës të vendosur në zyrë të Kryetarit të Komunës San Demetrio Corone në Kalabri të Italisë.

    “Edhe sot, kur vizituam Bashkinë, Kryetari i Bashkisë ishte nga Macchia Albanese, nga vendlindja e De Radës, ndërsa Drejtori komunal, Demetrio Di Martio na foli shqip, duke na treguar që krahas punës në komunë, ai merret edhe me kultivimin e muzikës arbëreshe. Pjesë e identitetit arbëresh tash është edhe Kosova e pavarur, e për të treguar identitetin e tyre shqiptar krahas flamurit shqiptar dhe heroit kombëtar Skëndërbeut, inxhinieri Di Marrio më tregoi vendin ku me shumë krenari ishte vendosur Deklarata e Pavarësisë së Kosovës në zyrën e kryetarit të Bashkisë!”, ka shkruar Hoxhaj.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. Ai, përmes një postimi në profilin e tij në...
    Kronika03 Dhjetor 2023
    Policia ka pranuar një informatë se në një pompë derivatesh nga dy persona rë dyshuar po kryhet shit-blerje e substancave narkotike. Ata...
    Lajme03 Dhjetor 2023
    Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës lidhur...
    Të tjera
    Sport03 Dhjetor 2023
    Santiago Bernabeu i ri po i afrohet kompletimit. Zbulimi i tij zyrtar ishte caktuar të bëhej në fund të këtij muaji, megjithëse...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Iliriana dhe Shqipja kanë bërë një bisedë së bashku për banorët e rinj, Ardin dhe Mirdonin. Iliriana ka qenë ajo që ka...
    Vip03 Dhjetor 2023
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Azemi i ka rrëfyer Kaderi se ka parë ëndrra të mira. E Kaderi e pyeti se...
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Jugu i Gjermanisë ka nisur të këndellet pas borës së parë të madhe në këtë sezon. Aeroporti i Mynihut i ka rikthyer...
    Bota/Rajoni03 Dhjetor 2023
    Ambasadorja Lendita Haxhitasim së bashku me kryetarin e Komunës së Tolentino në Rajonin Marche, Mauro Sclavi Sindaco, si dhe presidentin e shoqatës...
    Kronika03 Dhjetor 2023
    Policia Kufitare e Kosovës, më saktësisht stacioni policor kufitar në Merdar, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeveligjore për menaxhim dhe kontroll të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.