×
  • Kronika
  • Kronika

    Dëgjohet CD-ja e propozuar nga pala e dëmtuar në rastin ku i akuzuar është deputeti Adem Hoxha

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka vazhduar seanca e shqyrtimit kryesor ndaj Adem Hoxhës, deputet i Kuvendit të Kosovës, i cili akuzohet për sulm dhe kanosje.

    Ky shqyrtim gjyqësor është duke u zhvilluar në dëgën e Gjykatës Themelore të Prizrenit në Dragash, mirëpo për shkak të mungesës së mejteve teknike për dgjimin e CD-së në objektet e degës së Gjykatës në Dragash, seanca sot është mbajtur në objektin e Gjykatës Themelore në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Në fillim të seancës, i akuzuzri Adem Hoxha, deklaroi se e kutpon aktakuzën dhe nuk e pranon fajësinë për veprën penale për të cilën po akuzohet.

    Pas deklarimit të të akuzuarit, u bë dëgjimi në audio i CD-së së propozuar si provë nga pala e dëmtuar Fatir Berzati dhe Berzat Berzati.

    Pas dëgjimit të CD-së, prokurori Ramadan Koro, deklaroi se përmbajtja e CD-së ishte në gjuhën boshnjake dhe se ai nuk e zotëron këtë gjuhë, për këtë arsye para se të deklarohet në lidhje më të, duhet që pëmbajtja e të njëjtës të përkthehet në gjuhën shqipe.

    Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit, avoakti Hajrip Krasniqi, deklaroi se fillimisht 4-5 minutat e parë të CD-së nuk dëgjohen fjalët, po ashtu nuk dihet se ku është bërë ky video incizim, pasi që sipas tij nuk ka kurrfarë date dhe vendi të specifikuar ku është bërë dhe se nuk dihet se kush ka folur në këtë CD, sepse në incizim dëgjohen vetëm zëra pa u personalizuar personi.

    Andaj sipas avokatit Krasniqi, nga kjo provë nuk mund të vërtetohet të ketë qenë prezent aty i akuzuari dhe nuk mund të vërtetohet se cilët persona tjerë kanë qenë prezent aty.

    Edhe i akuzuari Adem Hoxha, e përkrahi në tërësi fjalën e mbrojtësit të tij.

    Pas dëgjimit të CD-së dhe deklarimeve të palëve, gjyqtari Luan Berisha njoftoi se seanca e sotme ndërpritet dhe e njëjta do të vazhdoi me 27.10.2020 në ora 10:00 në Gjykatën Themelore në Prizren, dega Dragash.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 20 shkurt 2018 nga Prokurori Themelore në Prizren, Adem Hoxha akuzohet se më 26 nëntor 2017, në selinë e Partisë së Bashkuar Gorane (JPG), në Dragash, me dashje përdor forcë ndaj personit tjetër, pa pëlqimin e atij personi.

    Në aktakuzë thuhet se ngjarja ka ndodhur në atë mënyrë, që derisa të dëmtuarit Berzat Berzati dhe Fatir Berzati, kishin shkuar në selinë e partisë, ku fillimisht e kishin përshëndetur kryetarin e partisë, tani të pandehurin Adem Hoxha, ku ky i fundit i është drejtuar me fjalët “ti nuk meriton të më përshëndetësh mua”.

    Gjithnjë sipas aktakuzës, gjatë bisedës i pandehuri Adem Hoxha është ngritur nga ulësja dhe i është drejtuar tashmë të dëmtuarit Berzat Berzati “ti del në rrugë, sepse nuk je anëtar i partisë dhe nuk ke të drejt të qëndrosh aty”.

    Sipas aktakuzës, i dëmtuari Berzati duke dal jashtë, goditet me shqelma mbrapa nga i pandehuri dhe më pas ai e godet me grushte dhe shuplaka në fytyrë edhe të dëmtuarin Fatir Berzati.

    Bazuar në aktakuzë, me datën, kohën dhe vendin e përshkruar si më lartë, i pandehuri Hoxha, seriozisht i kanos të dëmtuarit Fatir dhe Berzat Berzati, me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktojë ndonjë të keqe.

    Sipas aktakuzës, kanosja bëhet në atë mënyrë që u drejtohet me fjalët “ty dhe vëllain tënd kam me ju zhduk, ju keni me qenë shembull për të tjerët, familja ime është e rrezikshme” dhe kishte vazhduar me tutje me fjalët “ti dhe vëllau yt do ta mbani në mend se kush është Adem Hoxha, he ja u q***n***, r*** ”, gjë që, sipas prokurorisë, tek të dëmtuarit ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë.

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Kronika28 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka kontrolluar dje shtëpinë e një ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Tek i njëjti policia ka...
    Kronika28 Mars 2024
    Është dërguar në mbajtje njëri nga personat që ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e plagosjes me armë zjarri të...
    Kronika28 Mars 2024
    Dy persona janë gjetur të vdekur në Prishtinë, në dy raste të ndara. Në rastin e parë, një grua ka njoftuar policinë...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Në përvjetorin e 25-të të masakrës së kryer në Podujevë nga njësiti serb “Skorpionët”, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe te varrezat e...
    Lajme28 Mars 2024
    Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës. Gjatë bastisjeve në këto...
    Lajme28 Mars 2024
    Ish-deputeti i VV’së, Fatmir Humolli ka folur nëse Bedri Hamza ka mundësi ta mposhtë Albin Kurtin.Por, sipas Humolli garat duhet të bëhen...
    Lajme28 Mars 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës “është dashuruar” në frazën “Hajnat n’burg” – frazë kjo e përdorur shumë nga Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në...
    Lajme28 Mars 2024
    Këshilli Drejtues i PDK-së, me ftesë të kryetarit Memli Krasniqi, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për...
    Sport28 Mars 2024
    Kombëtarja e Zvicrës ka zbuluar fanellat e reja që do t’i bartë gjatë ndeshjeve të Euro 2024, e cila nis në muajin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.