×
  • Lajme
  • Lajme

    Dega e PDK-së në Istog shkarkon kryetarin, shkak rezultati i dobët në zgjedhje

    FrontOnline
    25 Shkurt 2021

    Këshilli Drejtues i degës së PDK-së në Istog ka shkarkuar kryetarin e deritanishëm të degës Lulzim Shoshi dhe Kryesinë e kësaj dege.

    Këshilli tha se këtë vendim e kanë marrë pas rezultatit të dobët të partisë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

    “Duke qenë të vetëdijshëm për situatën e krijuar në Partinë Demokratike të Kosovës me mungesën e liderit historik të PDK, ish presidentin e Kosovës z. Hashim Thaçi, si dhe mungesën e Kryetarit tonë z. Kadri Veseli të cilët padrejtësisht po akuzohen e gjykohen në Hagë nga Gjykata Speciale, ne Dega e PDK në Istog, japim mbështetjen e plotë strukturave drejtuese të Partisë Demokratike të Kosovës dhe UD të Kryetarit të PDK z. Enver Hoxha, për fushatën brilante të bërë gjatë zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, si dhe punën e madhe që po e bëjnë në vazhdimësi”, thuhet në njoftim.

    Këshilli si ndër arsyet për shkarkimin e Shoshit ka radhitur “keqmenaxhimin e degës, përçarjen e të gjitha strukturave të saj nga vetë kryetari, arrogancë e tepruar ndaj secilit anëtar, mungesa e plotë e aktivitetit të degës në të gjitha nivelet, ngulfatja e debatit të brendshëm, qëndrimi në bashkëqeverisje me LDK pa një marrëveshje të shkruar, ku edhe sot e kësaj ditët nuk dihen parimet e qeverisjes së përbashkët, ku nga kjo marrëveshje më së paku janë implementuar politikat e PDK-së”.

    Iniciativa për dorëheqje në shenjë pakënaqësie për Shoshin ka filluar muaj më herët nga strukturat e Degës, thuhet në njoftim./front Online/

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.