×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Deficiti tregtar i Kosovës ulet për 5.5%

    FrontOnline
    20 Nëntor 2020

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor 2020.

    Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-5.5%) në muajin tetor 2020, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2019, gjegjësisht në vlerë prej 267.0 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 282.7 milionë eurosh në vitin 2019. Eksporti mbulon importin me 15.9%.

    Eksporti i mallrave në muajin tetor 2020 kishte vlerën 50.6 milionë Euro, ndërsa importi 317.6 milionë Euro, që është një rritje prej 56.6% për eksport dhe 1.0% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

    Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 32.8% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 11.0% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 9.0% e përbëjnë produktet bimore; 8.8% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6.0% e përbëjnë produktet minerale; 5.4% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

    Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 12.1% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.5% e përbëjnë produktet minerale; 9.0% e përbëjnë mjetet e transportit; 9.0% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.2% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

    Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 16.8 milionë euro, ose rreth 33.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 26.6%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9.5%), Italia (7.5%), Holanda (3.6%), etj.

    Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 133.4 milionë euro, ose 42.0% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-16.8%). Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.2%), Italia (5.9%), Greqia (3.1%), Polonia (3.0%), etj.

    Në muajin tetor 2020, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 20.2 milionë Euro, ose 40.0% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 41.0%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (16.4%), Maqedonia e Veriut (9.1%), Serbia (8.3%), Mali i Zi (4.3%).

    Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin tetor 2020, arritën në 68.7 milionë Euro, ose 21.6% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 52.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (7.3%), Shqipëria (7.1%) dhe Maqedonia e Veriut (5.1%).

    Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 13.5 milionë euro, ose 26.8%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: Zvicra (9.4%) dhe SHBA (6.6%).

    Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 115.5 milionë euro, ose 36.4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.9%) dhe Kina (10.8%).

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.