[wp-story]

Front TV

Deklaratat kundërthënëse brenda LDK-së, opsionet për Qeverinë (Video)

Deklaratat kundërthënëse brenda LDK-së, opsionet për Qeverinë (Video)
15:07 | 15 Janar 2020

Agim Veliu dhe Vjosa Osmani u përplasën me njëri-tjetrin për ofertën e re që Vetëvendosja ia prezantoi të martën mbrëma partisë së tyre, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ofertën, ku propozohej që numri i ministrive të rritet nga 12, sa ishte premtuar në fillim, në 14, Veliu e quajti joserioze. I njëjti e akuzoi VV-në se po tenton ta largojë LDK-në nga rruga e saj euroatlantike, raporton portali Front Online.

Kundërpërgjigje të menjëhershme mori nga kolegia e partisë, Vjosa Osmani, e cila tha se VV-ja dhe LDK-ja e kanë të përbashkët rrugëtimin euroatlantik.

Këto qendrime të ndryshme të Osmanit dhe Veliut, po i sheh si të zakonshme, analisti politik, Arton Demhasaj, raporton portali Front Online.

“Vazhdimisht ne LDK ka qendrime te tilla, te ndryshme, nga figura, te ndryshme, per tema te ndryshme. Keshtu qe edhe kjo mund te jete pjese e asaj, që ndryshe mendon nënkryetari i parë dhe ndryshe Vjosa Osmani, ish-kandidatja për kryeministre”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai vlerëson se deklaratat e tilla kundërthënëse i dëmtojnë negociatat VV-LDK për krijimin e Qeverisë.

“Unë mendoj se nuk është dashtë asnjë individë i LDK-së të deklarohet deri sa oferta e Vetevendosjes, të shqyrtohet brenda organeve të partisë së tyre. Pastaj do të duhet dalur me një qëndrim zyrtar. Kjo vetëm sa po e përkeqëson situatën, mes dy subjekteve dhe po e rrit pamundesinë që të ketë marrëveshje”, është shprehur ai.

Në rast se vendi shkon në zgjedhje të reja, Demhasaj parasheh arritjen e dy koalicioneve parazgjedhore, atij mes LDK-së e AAK-së dhe PDK-së e Nisma-s.

Të gjitha këto kombinime, sipas tij, do të beheshin për një qëllim të vetëm, raporton portali Front Online.

“Kjo mund të ndikojë që pas zgjedhjeve të kemi rezultate të ndryshme, poashtu kombinime tjera, synimi i krejt këtyre mund të jetë që VV të dërgohet prapë në opozitë”, u shpreh ai.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera