×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dedikimi prekës i babait të 17-vjeçarit që vdiq në tërmet me shoqen 15 vjeçe

    FrontOnline
    31 Tetor 2020

    E gjithë Greqia dhe ishulli Samos kanë mbajtur zi për vdekjen e dy të rinjve, Aris 17 vjeç dhe Claire 15 vjeçe, të cilët i zuri sipër një mur që u shemb si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit që goditi dje Turqinë dhe Greqinë.

    Sipas banorëve, dy fëmijët ishin larguar nga shkolla dhe po ktheheshin në shtëpi kur kaluan në rrugën e ngushtë, të cilën e përdornin pothuajse çdo ditë, shkruajnë mediat greke.

    Në momentin e tërmetit , studenti 17-vjeçar përqafoi të dashurën e tij 15-vjeçare për ta mbrojtur, por pa imagjinuar se të dy do të ndërronin jetë nën rrënoja.

    Babai i Arisit është shprehur se ka kuptuar që diçka nuk shkonte kur ka telefonuar të birin pas tërmetit dhe ai nuk është përgjigjur.

    “E kuptova që diçka nuk shkonte kur ai nuk më mori telefonin. Filluam të kërkojmë… Ata ishin dy fëmijë të dashur. Djali im ishte i lumtur që ishte me Claire. Ata u larguan të përqafuar. Ai e përqafoi atë edhe në momentin e fundit”, ka thënë babai i 17 vjeçarit.

    Gjithashtu nëpërmjet një statusi në Facebook ai i ka kushtuar një shkrim djalit të tij.

    “Krenohesha me ty djali im. Shihja tek ti rininë time. Merrje frymë për Claire dhe Claire merrte frymë për ty. Pak ditë më parë ishe i lumtur se ajo festonte ditëlindjen. Ne që ngelëm mbrapa nuk kemi fjalë dhe nuk kemi më lot në sy. Dua që ta mbrosh edhe atje lart. Me ju iku dhe zemra ime”- shkruan babai i Aris.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i diasporës për zgjedhjet presidenciale dhe bindshëm po prin kandidati...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Janë bërë 200 ditë që kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit. Fëmijët palestinezë, po vajtojnë për ëndrrat e tyre të humbura,...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.